Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Haxhi Esat Myftija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
E MËRKURË, 11 MAJ 2011; 19:40

Sami Muçej*

Shkodra ka nxjerrë figura të shquara në fusha kulturore e patriotike, ndër të cilët bën pjesë edhe i ndjeri Esat Myftiu. Ai lindi me 8 gusht 1911 e pra 100 vjet më para dhe si pjesëtar i një familjeje të shquar, ishte i etshëm për t’u arsimuar sa më shpejt, kështu që në 1929 kreu studimet në Medresenë e Shkodrës me rezultate të shkëlqyeshme dhe me përfundimin e tyre emërohet imam i Xhamisë së Tabakut, ku vazhdoi të shërbejë 2 vjet, e më vonë në xhaminë e Ajasmës. I pajisur me aftësi pedagogjike emërohet mësues në shkollën fillore të Dudasit nga viti 1938-1943, ku pasqyroi zotësi në mësimdhënie. Në vitin 1943, me iniciativën e Shoqatës Intelektuale Tregtare, themelohet Komiteti Bamirës Musliman i Shkodrës, që në programin e tij kishte ndihmat ndaj nevojtarëve dhe hapjen e një institucioni arsimor, “Medresenë e Shkodrës”, ku do të përgatiteshin nxënësit, brezi i ri, për të mësuar mbi fenë islame. Drejtimi i kësaj shoqate iu besua Esat Myftiut, i cili e drejtoi me një aftësi të rrallë deri në vitin 1947 në të cilin vit shteti ateist i asaj kohe e mbylli. Krahas drejtimit të Komitetit Bamirës, H. Esat Myftia punoi edhe si drejtor i Medresesë së Shkodrës, nga e cila dolën nxënës të shkëlqyer, të cilët kudo që u punësuan, u dalluan për përgatitje profesionale, edukatë e sakrifica vetëmohuese. Duke parë frytet e punës së tij të shquar, i ndjeri H. Esat Myftia, u emërua Drejtor i Medresesë së Përgjithshme të Tiranës në vitin 1952, punë që e vazhdoi deri në vitin 1954. Pasi largohet nga Tirana emërohet predikues në Xhaminë e Parrucës, ku arriti të ftojë qindra predikues të fesë, në sajë të cilësisë së predikimeve që bënte. Në bazë të meritave në punë e aftësive të rralla për mësim, predikim e organizim, Esat Myftiu emërohet Kryetar i Komunitetit Musliman i Shqipërisë me qendër në Tiranë, punë që e vazhdoi deri në 1967, ku shteti ateist e nxori jashtë ligjit ushtrimin e fesë. Pasi kthehet në Shkodër, ai punoi në bibliotekën e Shkodrës, me detyrë sistemues e administrues i librave orientale në gjuhët Arabisht-Turqisht e Persisht që shteti i kishte sekuestruar ne Bibliotekën e Myftinisë e të familjeve që i dispononin ato. Kjo pjesë e bibliotekës përmbante mbi 1400 volume që kishin përmbajtje fetare, filozofike, shkencore, historike, gjuhësore etj. Gjatë kësaj periudhe H. Esat Myftia nuk pushonte së punuari duke nxjerrë në dritë disa vepra, si: fjalori arabisht-shqip, historinë islame, metoda për të mësuar gjuhën arabe, përmbledhja e disa haditheve profetike, disa proverba arabisht, ilmihali, përkthimi i sures “Jasin” në shqip etj. H. Esat Myftia ndjente një dashuri të veçantë për një Shqipëri demokratike, në një kohë që diktatura komuniste ia kishte mbyllur gojën me ligje popullit për të mos e pretenduar atë. Me këtë ndjenjë ai shprehej me vete e me punë të përditshme, kështu që drejtori i bibliotekës e kishte kuptuar atë dhe i bënte presion të madh deri sa u largua që andej. Shpeshherë drejtori, me presion i thoshte: “A e din ku i ke shokët?” Kjo qe arsyeja për të cilën ai u shkëput nga biblioteka, por vazhdoi aktivitetin e tij intelektual derisa u nda nga jeta. Një figurë e tillë duhet të merret si model pune e sjelljeje nga çdo pjesëtar i kësaj shoqërie, pse vetëm në këtë mënyrë jepen frytet e duhura për të cilat njeriu është i detyruar që nga lindja e tij e deri në vdekje dhe bëhet i paharrueshëm dhe pas vdekjes. Çdo njeri që e ka njohur H. Esat Myftinë, jep përshtypjet e tij më të mira për të dhe frymëzohet nga sjellja e tij e lavdishme siç duhet siç duhet të jetë njeriu, krijesa më e përkryer e Allahut. Le të ndjekin shembullin e tij pjesëtarët që ka lënë pas dhe ta bëjnë të paharrueshme këtë personalitet të shquar të fesë Islame. Ta kenë për nder që i përkasin familjes së tij dhe me këtë frymë ta kujtojmë njëqind vjetorin e ditëlindjes së tij, 2 gusht të këtij viti, “Allahu i pastë caktuar një vend të merituar në jetën e përsosur!”Amin!


  • Ish-nxënës i Medresesë “Xhamia Plakë” në periudhën dhjetor 1944 - qershor