Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Historia e zhvillimit te psikologjise

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Psikologjia është një shkencë emoirike që prek çdo aspekt të jetës sonë.

Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj.

Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi. Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji.

Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja.

Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.

Qëllimet e psikologjisë?

-Synimi final i psikologëve është të kuptojnë sjelljen dhe të ndihmojnë njerëzit.Psikologjia synon te kuptojë sjelljen përmes plotësimit të katër qëllimeve bazë:të përshkrimit,parashikimit,kontrollit dhe shpjegimit të sjelljes.

Psh: një aktivitet social familjar është të ngrënit darkë bashkë me familjen.

Ky ritual i zakonshëm ngre shumë pyetje me interes për psikologun psh:Ç'farë i motivon njerzëzit për të ngrënë?,njeriu ha më shpejt kur është duke ngrënë me të tjerët apo kur ha vetëm?

Si ti inkuadrojnë prindërit fëmijët që të hanë në mënyrën e duhur? A do të jenë më të sjellshëm njerëzit nëse do të kenë më tepër kohë për të ngrënë?

Psikologjia e komunikimit njerezor


Si degë e psikologjisë, psikologjia e komunikimit ka në fokusin e saj individin dhe mënyrën sesi aindërton marrëdhëniet me të tjerët përmes procesit të komunikimit, ku ky i fundit shihet si një aktndërpersonal i larmishëm, i shfaqur sa në një formë dinamike ndërveprimi, aq edhe në formën e një arti të personalizuar tek çdo individ.Komunikimit njerëzor perfshin temat e mëposhtme:

1. Objekti i psikologjisë së komunikimit dhe metodat që ajo përdor në studimin e komunikimit njerëzor;


2. Teoritë e ndryshme që përshkruajnë dhe shpjegojnë procesin e komunikimit;


3. Struktura e komunikimit;


4. Stilet e ndryshme të komunikimit;


5. Llojet e komunikimit;


6. Faktorët që ndikojnë në natyrën e komunikimit (faktorë psikologjikë dhe social, si: mosha, kultura, bota emocionale dhe motivacionale, etj.);


7. Funksionet e komunikimit;8. Karakteristikat e një komunikimi efektiv.

Objektivat e kursit • Të pajisen studentët me konceptet shkencore bazë të psikologjisë së komunikimit; • Të nxisë studentët drejt reflektimit mbi problemet e komunikimit; • Të nxisë studentët drejt eksplorimit të strategjisë efikase të komunikimit në nivele të ndryshme tëmarrëdhënieve midis njerëzve.Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk ështëkuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800.

Është sinonim i përbërë nga dy fjalë greke "psiko (ψυχή)" dhe"logos (λόγος)".Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt, sepsefrymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. 


Në mitologjinë greke, Psiko kaqenë një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor isaj, por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por, nga kurioziteti, Psikoja njënatë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën.


Në momentin kur e kupton Erosi, atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bëj një luftë të madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo ështëtransformuar në perëndeshë dhe i është bashkangjitur Erosit në parajsë.


Psika simbolizon shpirtinnjerëzor.Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos,një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen.


Sipas rrugëve greke, psikologjia është kuptim mbiarsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot, studimi mbi mendjen.


Historia

Psikologjia zanafillën e ka nga Antika. Shumë qartë e gjejmë atë tek veprat e Aristotelit, të cilat deri nëshekullin XIX luanin rol qendror. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë ngaJ.Locke në vitin 1690 në veprën e tij mbi mësimet shtesë asociative.

Futja e metodave shkencore natyrorendër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojnë në shekullin XIXnga E. Hering, H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë, erdhi deri tek përkufizimi i saj. 


Me këtë, "teoritë tradicionale substanciale", u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dheato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të, ukrijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.


Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastittë dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore"ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqitet si shkencë e përjetimeve.


Sot, pikëpamjet eshkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rol të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. 


Njësimi i psikologjisë si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin e kohës.


Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës.Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmitë kryesoretë diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë(Psikoterapeuti).


Për këto lëmi, parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë tëshkencave.

Psikologjia si shkencë

Në literaturën profesionale hasim shumë përkufizime së shkencës së Psikologjisë. Një përkufizim i cilimë së shumti përdoret sot në literaturë është "Lënda e Psikologjisë u përkufizua me njohjen e sjelljevedhe të proceseve njohëse ose kongenitive të realitetit dhe te formave të shumëllojshme te tij".

Nga tëgjitha përkufizimet e psikologjisë mund të dallojmë tri koncepte kryesore:

1.Përvoja,


2.Proceset mentale dhe


3.Sjellja.Degët e Psikologjisë

Degët të cilat ndahet Psikologjia janë:

Psikologjia fiziologjike

- studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin; Psikologjia eksperimentale

- Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për tëstudiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues të ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohetnë atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut;


Psikologjia e zhvillimit

- studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshësdhe bën studime etapa-etapa;

Psikologjia sociale-

studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.

Psikologjia klinike dhe e këshillimit

- Pjesa më e madhe e psikologëve të klinikës i zbatojnë njohuritë psikologjike dhe parimet në diagnostikimin e sjelljeve, sëmundjeve mentale, konfliktit familjar emartesor;


Psikologjia e këshillimit

- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se tePsikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës,student, në kapërcimin e problemeve të tyre;

Psikologjia shkollore dhe e edukimit

- Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa, psikologët e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit; Psikologjia industriale dhe inxhinierisë

- Psikologët industrial, që ndonjëherë quhen edhe psikologë tëorganizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjësve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve.


Psikologjia e komunikimit

Psikanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit në SHBA.

Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste, për shkak të metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë.

Ata theksonin se psikologjia duhet të studiojë vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund të regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm tëvërejturit objektiv.