Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Laureta Bardoniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laureta Bardoniqi[Redakto nëpërmjet kodit]

Laureta Bardoniqi u lind më 02 shkurt 1991 në qytetin e Gjakovës, Republika e Kosovës. Ka lëvizur që e vogël në Luksemburg me familjen e saj për të jetuar ku edhe ka mbaruar studimet për pedagogji në Universitetin e Brukselit. Flet gjashtë gjuhë të huaja ndërsa pjesëmarëse ka qenë në shumë evenimente të bukurisë si ‘Miss Benelux’, ‘Miss Earth’ dhe ‘Miss Tourism International’ duke përfaqësuar kështu shtetin e Luksemburgut.

Kariera

Si një vajzë tashmë e rritur, Laureta në vitin 2009 merr pjesë në spektaklin e bukurisë ‘Miss Benelux’ që mbahet në Turqi duke e përfaqësuar kështu Luksemburgun. Ndërkohë që vazhdon me të njejtin sukses edhe në vitin 2010 në spektaklin ‘Miss Earth’ që mbahet në Vietnam duke përfaqësuar kështu Luksemburgun. Mirëpo suksesi i saj në spektaklet e bukurisë nuk ndalet me kaq, sepse në vitin 2011 merr pjesë në ‘Miss Tourism International’ që mbahet në Malajzi duke përfaqësuar poashtu Luksemburgun. Kariera e saj si modele nuk ndalet me kaq pasiqë nga viti 2011 dhe në vazhdim ajo është marrë me modelizëm duke pozuar dhe reklamuar kështu për kompani shumë të njohura sin ë Luksemburg, Holandë, Gjermani, Francë, Shqipëri, Kosovë si dhe në SHBA.

Biografia

Është shquar për bukurinë që nga fëmijëria e saj pasiqë kishte dhuntinë e një fëmije shumë të shkathtë dhe ambicioz. Si një voglushe shumë lozonjare Laureta që e vogël ka shfaqur talent për të promovuar bukurinë shqiptare. Si e vogël ajo ka emigruar me familjen e saj në Luksemburg, vend ku edhe sot e kësaj dite jeton me familjen. Përmasat e saj janë tamam të një modele sepse peshon vetëm 48 kilogram dhe e gjatë 1.68, përmasa këto që do i lakmonte secila femër. Laureta ka mbaruar studimet për Pedagogji në Universitetin e Brukselit në vitin 2016. Flet rrjedhshëm gjashtë (6) gjuhë të huaja edhe atë anglisht, frengjisht, gjermanisht, gjuhën që flitet në Luksemburg, portugalisht dhe spanjisht. Pasion të madh krahas modës e ka edhe udhëtimin, dhe lirisht mund të njihet si një nga njerëzit që udhëton më së shumti nëpër botë, fascionohet nga udhëtimet në vendet e largëta.

Spektaklet

2009 – Miss Benelux në Turqi

2010 – Miss Earth në Vietnam

2011 – Miss Tourism International në Malajzi

2011 – Aktive në modelizëm.

Gjuhët

Shqip

Anglisht

Frengjisht

Gjermanisht

Luksembourgisht

Portugalisht

Spanjisht