Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Origjina e gjuhëve C dhe C++

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Origjina e gjuhëve C dhe C++[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuha programuese C është shkruar gjatë viteve 1970 nga dy programerë,D.M Ritchie dhe Ken Thompson,punonjës të Laboratorit Bell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht kjo gjuhë u dizajnua për Sistemin Operativ (SO) si dhe programe të ndërlidhura me Sistemin Operativ. Gjuha programuese C është pasardhëse e gjuhës programuese BCPL (e krijuar nga Martin Richards)dhe e gjuhës programuese B (e krijuar nga Ken Thompson ).Versioni i parë I gjuhës programuese C është shkruar nga D.M.Ritchie.Pas tij fillluan të dilnin versione të ndryshme të saj, derisa në vitin 1983 Institucioni Amerikan I Standardit Kombëtar (ANSI) krijoi komisioni për të caktuar një version të gjuhës C të pavarur nga Sistemi Operativ.Ky version u quajt ANSI C. Në këtë kohë,vetëm me kompajlimin e programit në sisteme operative të ndryshme, pothuaj çdo program I shkruar në ANSI C mund të ekzekutohej në cilindo sistem operativ. Ky është njëri prej shkaqeve kryesore që çoi në popullarizimin e kësaj gjuhe. Që nga nxerrja e versionit ANSI C ka pasur disa versione, e njëri prej tyre është edhe gjuha programuese C++. Mirëpo edhe në C++ pjesa më e madhe e strukturës dhe e stilit të gjuhës ANSI C ka mbetur e pandryshuar. Njëra prej arsyeve kryesore për krijimin e gjuhës programuese C ishte që kjo ta ndihmonte zhvillimin e sistemit operativ UNIX. Versioni i mëhershëm i sistemit operativ UNIX ishte shkruar në gjuhën Asambler,kështu që ky sistem operativ ishte I mvarur nga makina në të cilën ishte e instaluar dhe përdorej,me shumë vështirësi transferohej në makina tjera. Përveq sistemit operativ Unix edhe sistemit operativ Microsoft Windows ështe shkruar në gjuhën C. Gjuha C kombinon përparësitë që ka gjuha programuese e nivelit më të lartë me efikasitetin e gjuhës Asambler. Version i ri i kësaj gjuhe programuese (C++) për herë të parë filloi të përdorej në vitin 1983 jashtë institucioneve për hulumtime dhe eksperimente. Kjo gjuhë i ka trashëguar tiparet elementare të gjuhës C, megjithëse disa tipare i janë ndryshuar për të krijuar gjuhën me kontroll më të fortë mbi sintaksën e kodit programues si dhe të modelit. Gjuha C++ njihet si gjuhë objekt-orientuese.Gjuha C++ ka trashëguar të gjitha tipet e të dhënave nga gjuha C duke shtuar tipin me referencë.



  • Programimi në C dhe C++ (Salih Mripa)