Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Psikologjia e turmave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Psikologjia e turmave Kontributi i parë vendimtar në psikologjinë e turmave është vepra e Gustav Lë Boni 1841-1931. Lë Boni shqyrton se fakti më domethënës që paraqet një turmë psikologjike është ky: cilëtdoqofshin individët që e përbëjnë turmen, sado te dukshme qofshin mënyrat e jetesës së tyre, shqetësimet, karakteret apo inteligjencat e tyre, kjo turme i pajis me shpirtin Kolektiv. Ky shpirt i bën të ndjejnë, të mendojnë e të veprojnë në menyrë tepër të ndryshme nga cdo të ndiente apo vepronte çdo njëri prej tyre vecmas.

Frojd kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme  turmash dhe drejtimesh. Ka turma kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohëzimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma te strukturuara me një organizim tepër  të lartë.