Wikipedia:Artikulli i ditës/1, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Saturni.
Saturni.

Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë nga dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë". Saturni ka 61 satelitë natyror (plus 3 të tjera të pakonfirmuara akoma) më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur.

Shiko më shumë...