Wikipedia:Artikulli i ditës/2, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isak Njutoni (1643-1727)
Isak Njutoni (1643-1727)

Fizika (greq. φυσική, fyziké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, çka përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithsme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës. Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë.

Shiko më shumë...