Wikipedia:Artikulli i ditës/21, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Monna Lisa, (La Gioconda) (1503-1506).
Monna Lisa, (La Gioconda) (1503-1506).

Leonardo di ser Piero da Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci". Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta.

Shiko më shumë...