Wikipedia:Artikulli i ditës/28, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka lindur në 16 tetor të vitit 1974, në Llakatund të qytetit bregdetar të Vlorës. Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën 4 vjeç e gjysmë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj Vlorë. Aty edhe ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë me evente muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime. Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele. Aurela gjithmonë kishte mendjen e saj edhe gjatë viteve të rinisë së hershme bënte të kundërtën e asaj që të tjerët kërkonin që ajo të bënte.

Shiko më shumë...