Wikipedia:Artikulli i ditës/43, 2011.
Appearance
Në fizikë, një fushë magnetike është një fushë vektoriale që përshkon gjithë hapësirën dhe e cila shkakton një forcë magnetike mbi një ngarkese elektrike lëvizëse ose mbi një dipol magnetik (siç janë magnetet e përhershëm). Kur vendoset në një fushë magnetike, dipoli magnetik tenton që të drejtohet sipas një boshti që është paralel me fushën magnetike, siç mund të shikohet edhe nga pluhuri i hekurit në prezencën e një magneti (shikoni pikturën në të majtë). Për më tepër, një fushë magnetike që ndrydhon në kohë shkakton induktimin e një fushë elektrike.