Wikipedia:Artikulli i ditës/7, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Evropës.
Flamuri i Evropës.

Flamuri i Evropës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i Evropës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Evropian, në vitet e 1980ta. Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian dallojnë nga natyra dhe anëtarët. KiE-ja është një organizatë 47 anëtarëshe që merret me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, kurse BE-ja është një union thuajse federal me 27 anëtarë të fokusuara tek integrimi ekonomik dhe dhe bashkëpunimi politik. Sot, flamuri lidhet më shumë me Bashkimin Evropian për shkak të profilit të saj të lartë.

Shiko më shumë...