Wikipedia:Artikulli i ditës/8, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, Monggol) është shtet pa dalje në det, ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanim më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare. Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug.

Shiko më shumë...