Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2023/21

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u zhvillua me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (USHT) nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare.