Wikipedia:Artikulli i javës/2023/45
Appearance
Thoma Koço Xhixho (3 Prill 1920 – 29 Nëntor 2002) ishte gjeneralmajor i Ushtrisë Shqiptare, shkencëtar ushtarak, themeluesi dhe komandanti i parë i Akademisë Ushtarake Shqiptare. Ai është një prej hartuesve të Artit Ushtarak Shqiptar, sidhe dokumenteve e rregulloreve bazë të përgatitjes së Ushtrisë Shqiptare.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Thoma Xhixho ishte një ndër drejtuesit e rëndësishëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH). Në fillesat e Rezistencës Antifashiste në Shqipëri, ai ishte një prej pjesëtarëve të parë të saj dhe një ndër komandantët e parë të rezistencës së armatosur ndaj forcave okupatore.