Jump to content

Wikipedia:Dita Ndërkombëtare e Romëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dita Ndërkombëtare e Romëve (e njohur edhe me emrin Editatoni Ndërkombëtar i Ditës së Romëve) është një ngjarje ndërkombëtare redaktimi e organizuar me rastin e 8 prillit, e cila festohet si Dita Ndërkombëtare e Romëve. Kjo nismë filloi në vitin 2020, e organizuar nga Wikimedia e Serbisë. Pas katër vitesh të suksesshme, edicioni në vitin 2024 mbështetet gjithashtu nga Hub-i Rajonal i Wikimedia CEE-së.

Ky editaton dhe/ose konkurs zhvillohet në gjuhë të ndryshme të Wikipedia-s, në të cilën vullnetarët e Wikipedia-s rreth botës shkruajnë dhe përmirësojnë artikuj mbi minoritetet, identitetin, historinë dhe kulturën e romëve. Edhe këtë vit, aktivitetet do të përqendrohen në projekte simotra të Wikimedia-s, si: Wikidata, Wikipedia dhe Wikiquote. Dita Ndërkombëtare e Romëve synon të mbështesë krijimin dhe përmirësimin e artikujve në mënyrë që të luftohen pengesat, paragjykimet dhe diskriminimin që romët përballen në punë, arsim, kujdes shëndetësor, shërbime publike dhe sociale dhe fusha të tjera të jetës.

Nisma është e organizuar rreth Ditës Ndërkombëtare të Romëve më 8 prill, zakonisht me më shumë ditë para dhe pas ditës. Këtë vit, aktivitetet për këtë ditë do të mbahen gjatë periudhës 1-15 prill.

Organizimi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve drejtohet nga Wikimedia Serbia dhe nga viti 2024 mbështetet në mënyrë të gjerë nga Hubi Rajonal i Wikimedia CEE, së bashku me koordinatorët/organizatorët lokalë të komuniteteve të bashkuara. Koordinatorët lokalë përgatisin një konkurs redaktimi në wiki-t e tyre vendase. Koha e konkursit nuk është e përcaktuar, kështu që konkurset lokalëve mund të kenë datat e ndryshme nga ato ndërkombëtare.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë për të festuar kulturën e romëve dhe për të sensibilizuar komunitetin për çështjet me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Ajo u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni.

Edicionet ndër vite

[Redakto nëpërmjet kodit]

Objektivi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e numrit të artikujve të shkruar për minoritetet e romëve, identitetin, historinë dhe kulturën, por në të njëjtën kohë të përmirësohet cilësia e artikujve ekzistues.

Shembuj të artikujve

[Redakto nëpërmjet kodit]

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail apo rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Instagram.

Wikimedians of Albanian Language UG

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo