Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/10/2012
Lua error te Moduli:Location_map te rreshti 424: No value was provided for longitude. Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL dhe gjerësia maksimale 4.4 km, me gjerësi mesatare rreth 3.6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km².
Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina: ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m. mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.