Wikipedia:Fillimi (Redaktimi)/Livadhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

BUJAR XH. RAMA

Është poet, publicist, gazetar, studiues i letërsisë, redaktor e korrektor i dhjetëra librave dhe autorëve.

JETËSHKRIMI

Lindi më 29 janar 1974, në Zhulaj të Tepelenës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Adem Alushi", Krahës. Përfundoi studimet e larta në profilin Gjuhë shqipe - Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues i lëndës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në shkolla publike dhe jopublike, 9-vjeçare dhe të mesme në rrethet Tepelenë, Fier dhe aktualisht në Tiranë. Prej vitit 2006, ka dhënë kontributin e vet në disa media të shkruara dhe pamore, si: "Sporti Shqiptar", "Sport Ekspres", "Panorama Sport", "Sport Plus". Ka botuar dhjetëra shkrime publicistike, opinione, komente dhe analizë në të përditshmet: "Ballkan", "SOT", "Standard", "Ndryshe", "Telegraf", "Shekulli", "TemA" etj. Ka punuar në një periudhë 14-vjeçare në TV "Apollon", Fier, si drejtues i emisoneve: "Zëri Juaj", "Apollon Sport", "Dritë në Oqean" etj. Po në të njëjtin televizion, ka punuar gjatë këso kohe si spiker lajmesh dhe redaktor e kryeredaktor i Departamentit të Informacionit dhe Programacionit. Është komentator i emisioneve radiofonike sportive, me një përvojë mbi 15 vjet, në: RTV "Ora News", "Radio Sport", "Radio +2", "Radio Tirana". Aktualisht, vazhdon transmetimin radiofonik në emisionin "Nga njëra ndeshje në tjetrën" në Radio Tirana.

BOTIME:

Bujar Xh. Rama është autor i 6 librave, 5 vëllime poetike dhe 1 në publicistikë.

NË POEZI:

  • "Po kur të rritesh..." - SHB "Argjiro", 2004, redaktor: S. Elmazi;
  • "U drodhe ballukez' e prerë" - 2004, SHB "Argjiro", redaktor: Dr. M. Jakupi, P. Liçi;
  • "Nxito, Amarantë!" - 2014, SHB "Ymeraj 1", redaktor: L. Miftari;
  • "Kuadrati zero" - 2016, SHB "Ada", redaktor: Akademik Ali Aliu;
  • "Moj e mira te shullëri" - 2018, SHB "Nacional".

PUBLICISTIKË:

"Refleksion mbi kohën" - 2016, SHB "Ymeraj 1".

REDAKTIME DHE KORREKTIME:

Janë një sërë veprash në prozë dhe poezi të redaktuara dhe të korrektuara prej Bujar Xh. Ramës, ku mund të përmendim:

- "Lirika dhe tradita letrare" - Ali Aliu;

- "Një histori dashurie" - Nasho Jorgaqi;

- "E-maile nga deti" - Klara Kodra;

- "Lutjet e mesnatës" - Kim Mehmeti etj.

VLERËSIME PËR AUTORIN:

"Libri yt të jep kënaqësi, në kuptimin më estetik që ka kjo fjalë për letërsinë... Libri yt ka shpirt, ngaqë vjen prej gjërave të tua të dashura, dhimbjeve të tua dhe një malli me jetën. Poezia jote e ka këtë mall brenda dhe, qoftë për gjërat 'e mëdha' apo gjërat 'e vogla' të jetës, mbart drithërimat e tua përjetuese... Poeti, duam apo s'duam ne, është një 'Krisht' i vogël, plot gozhdë dhimbjesh, prandaj janë kaq të bukura vargjet e tua, kur thua: 'Gozhdët e jetës kullojnë plagë/ kombinat çeliku të qenë mbledhur bashkë".

             PETRIT RUKA

"Lirizëm surreal, ku emocioni fluid thur bashkësinë intime me natyrën (jashtësinë) me shpirtin (brendinë), kurse tutje poeti kontraston nëpër shtigjet dhe hapësirat e kësaj jashtësi-brendësie".

           PREND BUZHALA

"Detajet sendore që marrin pjesë në ndërtimin e vizioneve dhe episodeve në qendër të çdo poezie, e zhvendosin konfliktin e un-it nga rrafshi material konkret i mjedisit të dhënë në një rrafsh politiko-shoqëror a erotik, e mandej në një rrafsh të përthithjes psikologjike, por pa terma të psikologjisë. Kështu, në vend të shkaqeve konkrete të gjendjes apo ndjenjës së përjetuar, na jepen vetëm pasojat: gjendja e fakteve materiale, shoqëruar me një përjetim-vlerësim të thellë e mbresëlënës: vizioni subjektiv-psikologjik i shkaqeve. Dhe poezia, në këtë mënyrë, bëhet jo vetëm ekspresive, por ndoshta edhe ekspresioniste!".

Dr. Muharrem Jakupi, parathënie e vëllimit "U drodhe ballukez' e prerë", 2004

BUJAR XH. RAMA

Është poet, publicist, gazetar, studiues i letërsisë, redaktor e korrektor i dhjetëra librave dhe autorëve.

JETËSHKRIMI

Lindi më 29 janar 1974, në Zhulaj të Tepelenës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Adem Alushi", Krahës. Përfundoi studimet e larta në profilin Gjuhë shqipe - Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues i lëndës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në shkolla publike dhe jopublike, 9-vjeçare dhe të mesme në rrethet Tepelenë, Fier dhe aktualisht në Tiranë. Prej vitit 2006, ka dhënë kontributin e vet në disa media të shkruara dhe pamore, si: "Sporti Shqiptar", "Sport Ekspres", "Panorama Sport", "Sport Plus", ka botuar dhjetëra shkrime publicistike, opinione, komente dhw analizë në të përditshmet: "Ballkan", "SOT", "Standard", "Ndryshe", "Telegraf", "Shekulli", "TemA" etj. Ka punuar në një periudhë 14-vjeçare në TV "Apollon", Fier, si drejtues i emisoneve: "Zëri Juaj", "Apollon Sport", "Dritë në Oqean" etj. Po në të njëjtin televizion, ka punuar gjatë këso kohe si spiker lajmesh dhe redaktor e kryeredaktor i Departamentit të Informacionit dhe Programacionit. Është komentator i emisioneve radiofonike sportive, me një përvojë mbi 15 vjet, në: RTV "Ora News", "Radio Sport", "Radio +2", "Radio Tirana". Aktualisht, vazhdon transmetimin radiofonik në emisionin "Nga njëra ndeshje në tjetrën" në Radio Tirana.

BOTIME

Bujar Xh. Rama është autor i 6 librave, 5 vëllime poetike dhe 1 në publicistikë.

NË POEZI:

  • "Po kur të rritesh..." - SHB "Argjiro", 2004, redaktor: S. Elmazi;
  • "U drodhe ballukez' e prerë" - 2004, SHB "Argjiro", redaktor: Dr. M. Jakupi, P. Liçi;
  • "Nxito, Amarantë!" - 2014, SHB "Ymeraj 1", redaktor: L. Miftari;
  • "Kuadrati zero" - 2016, SHB "Ada", redaktor: Akademik Ali Aliu;
  • "Moj e mira te shullëri" - 2018, SHB "Nacional".

PUBLICISTIKË:

"Refleksion mbi kohën" - 2016, SHB "Ymeraj 1".

REDAKTIME DHE KORREKTIME:

Janë një sërë veprash në prozë dhe poezi të redaktuara dhe korrektuara prej Bujar Xh. Ramës, ku mund të përmendim:

- "Lirika dhe tradita letrare" - Ali Aliu;

- "Një histori dashurie" - Nasho Jorgaqi;

- "E-maile nga deti" - Klara Kodra;

- "Lutjet e mesnatës" - Kim Mehmeti etj.


VLERËSIME PËR AUTORIN:


"Bujar Rama lehtësisht dhe natyrshëm vë në funksion të dhembjes, të mallit, të gëzimit dhe lumturisë së tanishme dhe të dikurshme, tërë botën e jashtme. Përmes sensacionale vizuale, që vijnë toge shprehjes të figurshme, shtigjesh paralele, depërton thellësive të botës së zërat lirik duke shpaluar shtresa emocionale dhe shpirtërore. Fuqizohet kështu hapësira e shprehjes dhe e të shprehurit të botës së brendshme, që është në kërkim edhe të shtresimeve të veta të panjohura. Vihet kështu tërë universi i jashtëm i njohjes dhe vetënjohjes së subjektit lirik"

- AKADEMIK ALI ALIU, parathënie e librit "Kuadrati zero", 2016 -

"Libri yt të jep kënaqësi, në kuptimin më estetik që ka kjo fjalë për letërsinë... Libri yt ka shpirt, ngaqë vjen prej gjërave të tua të dashura, dhimbjeve të tua dhe një malli me jetën. Poezia jote e ka këtë mall brenda dhe, qoftë për gjërat 'e mëdha' apo gjërat 'e vogla' të jetës, mbart drithërimat e tua përjetuese... Poeti, duam apo s'duam ne, është një 'Krisht' i vogël, plot gozhdë dhimbjesh, prandaj janë kaq të bukura vargjet e tua, kur thua: 'Gozhdët e jetës kullojnë plagë/ kombinat çeliku të qenë mbledhur bashkë".

             - PETRIT RUKA -

"Lirizëm surreal, ku emocioni fluid thur bashkësinë intime me natyrën (jashtësinë) me shpirtin (brendinë), kurse tutje poeti kontraston nëpër shtigjet dhe hapësirat e kësaj jashtësi-brendësie".

         - PREND BUZHALA -

"Detajet sendore që marrin pjesë në ndërtimin e vizioneve dhe episodeve në qendër të çdo poezie, e zhvendosin konfliktin e un-it nga rrafshi material konkret i mjedisit të dhënë në një rrafsh politiko-shoqëror a erotik, e mandej në një rrafsh të përthithjes psikologjike, por pa terma të psikologjisë. Kështu, në vend të shkaqeve konkrete të gjendjes apo ndjenjës së përjetuar, na jepen vetëm pasojat: gjendja e fakteve materiale, shoqëruar me një përjetim-vlerësim të thellë e mbresëlënës: vizioni subjektiv-psikologjik i shkaqeve. Dhe poezia, në këtë mënyrë, bëhet jo vetëm ekspresive, por ndoshta edhe ekspresioniste!".

- Dr. MUHARREM JAKUPI, parathënie e vëllimit "U drodhe ballukez' e prerë", 2004 -

"Duket se Tepelena zgjeron diapazonin e saj kulturor me një poet të kultivuar, i cili premton të hyjë në sferën e aktorëve që shënojnë kapitenit e letërsisë sonë të këtij fillimshekulli... Rama është poet imazhinist, që vesh me një forcë edhe petkun e simbolistit e sidomos kur huazon nga kjo e dyta vargun e lirë, me gjuhë shpesh familjare e sintaksë të çliruar nga forma klasike. Përpos kësaj, ai përfaqëson stilin e skulpturimit të vargut (si: Pound, Marianne More etj).

- REIS MIRDITA, studiues, përkthyes, kritik, nga parathënia e librit "Nxito, Amarantë", 2014 -.

"Janë të shumta poezitë në këtë libër që dëshmojnë për arritjet e këtij poeti të shquar postmodern në poezinë bashkëkohore e më gjerë, në atë ballkanike"

- MAKU PONE, për vëllimin "Nxito, Amarantë!", 2014.

"Poezia jote më futi në një botë të çuditshme, të cilën ndoshta e kisha ndeshur në një tjetër dimension, në planetin e poezisë, ku ne të gjithë ngjyejmë penën, para se të lëshohemi në rudinat e krijimit, por mënyra se si ti e organizon fjalën dhe ajo që ti kërkon të arrish me fjalën, është jotja dhe e pangjashme me askënd. Mënyra se si ti përcjell, është tejet e veçantë; mënyra se si shikon, është autentike jotja; mënyra se si e servir, është unike; mënyra se si e gdhend, është dhimbje; mënyra se si gjendesh brenda lexuesit, është sekreti yt... Poezia jote, tërësisht ekzistenciale, përfshin këtë rrafsh, me të tëra elementet e dilemës së ekzistencës. Jemi të gjithë brenda, edhe pse shpesh kërkojmë dhe i largohemi si djalli temjanit".

- SUZANA ZISI -