Wikipedia:Fyerje personale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fyerje apo sharjet në projekt janë të ndaluara, pa mare parasysh shkakun. Kjo nuk bëhet për shkake simpatie apo ndonjë shkaku tjetër por për shkake reflektimi të tyre në projekt.

Çka merret si fyerje personale[Redakto nëpërmjet kodit]

Deri më tani (gusht 2006) nuk kemi pasur nevojë për një rregull dhe përkufizimi i saktë për fjalët "fyerje" dhe "sharje" nuk është vetëm për ne i vështirë por edhe për shkencën. Pra në këtë drejtim mund të ndihmoni dhe ju.

Me gjithë atë, të gjitha llojet e fyerjeve dhe sharjeve personale, kanë të përbashkët “janë fjalë të cilat përdoruesi (biseduesi) nuk i pëlqen dhe kanë të bëjnë me përdoruesin dhe nuk kanë të bëjnë me punën e përdoruesit”.

Prandaj si fyerje apo sharje e përdoruesit merret çdo fjalë që ka të bëjë direkt me përdoruesin dhe nuk ka të bëjë me punën e tij, kuptohet që ajo fjalë duhet të jetë ndier nga përdoruesi si fjalë fyese, në të kundërtën do të ishte lëvdatë personale.

Në praktikë kjo është më tepër çështje e kulturës personale. Shumë individë kanë problem për të dalluar kritikën nga sharja. Kritika e një veprimi nuk ka aspak të bëjë me personin dhe sharjet por me punën e personit ajo mund të jetë "për" (vlerësim për të mirë) dhe "kundër" (vlerësim për të keq). Edhe një person i mirë mund të kryej një veprim/punë të gabuar (shkaqet mund të jenë të ndryshme) por nuk duhet që për këtë të shahet personi, (një mijë të mira të hidhen poshtë, për një të keqe?).

Pasi që në projektin tonë nuk kemi gjëra personale/individuale por janë shoqërore askujt nuk ka pse të i intereson personaliteti i anëtarëve (Mos ja shiko teshat por punën). Pra nëse e keni ndërmend të lavdëroni teshat nuk ka nevojë se nuk i shihni, lavdërojeni punën e tij e njëjta vlen edhe për sharje.

Në bazë të kësaj fjalët që i drejtohen përdoruesve dhe sipas mendimit tuaj ato janë fakte ato janë fyerje ose lëvdata. Në rast se përdoruesi i merre si fyerje atëherë janë fyerje dhe nuk lejohen në këtë projekt.

Si të veprohet në rast se...[Redakto nëpërmjet kodit]

Durimi është udhëzimi më i miri. Edhe pse ne këtu paraqitemi me emra të ndryshëm prapa tyre qëndrojnë njerëzi nga mishi dhe gjaku si unë dhe ju. Prandaj durimi në konfliktin e drejtpërdrejt është pjesa pasive dhe paraqitja e rastit në lidhjet e më poshtme është pjesa aktive për të dëshmuar se keni të dejtë.

Durimi dhe kultura është veti biologjike e njerëzve edhe pse shoqëria nuk mund ta krijojë apo zhdukë atë, ajo mund ta ndikojë. Nëse këto raste i përdorni në këtë drejtim përfitoni edhe ju që e ndieni vetën të fyer, me siguri me kalimin e kohës do ta ndieni vetën shumë më rrallë të fyere nga ai redaktues. Për këtë arsye këto raste duhet lajmëruar shoqërisë dhe veprimet individuale sjellin fyerje pasuese d.m.th thellim të konflikteve. Në atë çast kur e ndieni vetën të fyer në kuptimin personal ndaloni me punën në atë redaktim dhe lajmëroni rastin aty ku ju mendon se do të dëgjohet (nëse nuk keni njohuri me projektin). Provoni të punoni në ndonjë artikull tjetër dhe leni anash redaktorin për të cilin keni bindje se ju ka fyer personalisht. Veprimet e redaktorëve të tillë, ne nuk mund të i ndëshkojmë se nuk jemi shtet por do të mundohemi që së bashku me Ju, të ju dëshmojmë se përpjekjet me çdo kusht të paraqitjes së mendimit të tyre personal nuk tolerohen nga shoqëria. Për këtë qëllim roli juaj është vendimtarë nëse tentoni në "hakmarrje" nuk mund të hakmerreni pasi që nuk keni interesa personale këtu sepse projekti është shoqërorë. Hakmarrja e juaj do të jetë hakmarrje ndaj vetës.

Keni parasysh që kritikat e ndryshme drejtuar punës suaj nuk merren si fyerje sidomos kur jeni i përzierë në një "diskutim të nxehtë". Në të kundërtën vetit e shmangies nga fyerjet personale janë aftësi e argumentimit ("aftësi të avokatit" thotë populli). Ata persona me veti të tilla i duhen shoqërisë dhe shkencës me atë edhe shoqërisë sonë këtu në Wikipedia.

Po dua me u "shprazë"[Redakto nëpërmjet kodit]

Dëgjo muzikë, pi dishka ... pasi që të jesh qetësuar vepro me durim dhe binde tipin që e ka keq, kur ta bind “shprazesh kada-dale”. Nëse ke dëshirë të "shprazësh" shpejt dije që ke me u fyer shpejtë. Kjo i lë të tjerët të mendojnë se je i disponuar për konflikt. Edhe kjo është veti njerëzore. Bëre çka bëre mos harro se çdo "shprazje" e shpejtë është sikur ajo thënia "pështyjë, e pshtyma en f'tyr tone"