Wikipedia:Mos e tepro me udhëzimet
Kjo është një ese shpjeguese rreth caktimit të rregullave dhe udhëzimeve. Kjo faqe ofron informata shtesë për koncepte në faqen të cilës i qëndron si shtojcë. Kjo faqe nuk është njëra prej politikave apo udhëzimeve të Wikipedisë meqë nuk është shqyrtuar hollësisht nga komuniteti. |
Thelbi i faqes: Kur redaktoni udhëzime, kini kujdes sepse udhëzimet tepër të hollësishme do t'i fryjnë faqet, që frikësojnë redaktorët e rinj dhe injorohen nga redaktorët me përvojë. |
Shmangni tepricën e udhëzimeve që t'a mbajmë rregulloren e Wikipedisë të lehtë dhe të thjeshtë për t'u kuptuar. Sa më të gjata dhe të komplikuara rregullat, aq më i ulët shansi që redaktori t'i kuptojë e t'i përcjellë.
Problemi
[Redakto nëpërmjet kodit]Askush nuk i lexon udhëzimet prej fillimit deri në fund. Rritja e udhëzimeve me kalimin e kohës e zvogëlon mundësinë që ndonjë rregull i caktuar do të lexohet fare, leje më të kuptohet e të zbatohet. Kur shpërndahet nëpër shumë faqe, kjo shkakton mungesë të koherencës, duke e çuar më larg konsensusit të komunitetit. Për më tepër, pasja e shumë rregullave mund t'i shtyjë larg redaktorët e rinj. Për t'i shmangur këto pasoja, kujdesuni që faqet në hapësirën "Wikipedia:" të kenë mbulim të gjerë dhe të mos mbulohet çdo detaj i imët.
Parandalimi
[Redakto nëpërmjet kodit]Thelbi. Bjeri shkurt e shqip udhëzimeve dhe rregullave. Shpeshherë është më mirë që një rregull të jetë shumë tolerant sesa të jetë shumë i rreptë. Politikat e detajuara mund të ju shndërrojnë pa qëllim në një wiki-avokat, dhe mund të pengojnë në procesin e marrëveshjes dhe konsensusit. Nëse mendon që ke këshilla të mirë për Wikipedianët, ndoshta i përshtatet një eseje më mirë.
Redaktimi. Nëse redaktoni një rregullore apo udhëzim të Wikipedisë, sigurohu që të jetë një ndryshim që e zgjidh një problem të vërtetë dhe të rëndësishëm, dhe jo një problem hipotetik. Para se t'a botosh tekstin, shqyrtoje nëse ka probleme dhe vlerësoni pasojat që mund të ketë. Rishkruajeni sipas nevojës.