Wikipedia:Ndryshimi i emrit të përdoruesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në vitin 2014, Wikimedia implementoi hyrjen e unifikuar në të gjitha projektet e saj, duke përfshirë edhe Wikipedian shqiptare. Meqenëse tani të gjithë emrat janë globalë, ndryshimet e emrave për përdoruesit e Wikipedias shqiptare duhet të kryhen nga një riemërtues global (që përfshin edhe kujdestarët). Një riemërtues global, që jo domosdoshmërisht është një burokrat lokal, do ta rishikojë kërkesën. Kërkesa për ndryshim emrash që janë fyes, reklamues, përçarës, mashtures, apo të ngatërrueshëm, nuk do të pranohen. Ju lutemi lexojeni këtë faqe deri në fund përpara se të vazhdoni me kërkesën tuaj për ndryshimin e emrit të përdoruesit.

Çfarë duhet të keni parasysh[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kontributet tuaja do të zhvendosen tek emri juaj i ri, ndërsa preferencat do të ruhen.
  • Një emër përdoruesi që fillon shkronjë të vogël nuk mund të pranohet, por ju mund të vendosni stampën {{Shkronjë e vogël}} në faqen tuaj të përdoruesit dhe diskutimit.
  • Nëse keni pak ose asnjë kontribut, është mirë që të hapni një llogari të re.
  • Nëse një emër përdoruesi ekziston në një projekt çfarëdo të Wikimedias, ju nuk do të jeni në gjendje ta merrni atë emër përdoruesi. Shiko Speciale:CentralAuth për të parë nëse emri juaj i dëshiruar është i zënë.
  • Ju mund të merrni emrin e një përdoruesi që ka pak ose aspak redaktime dhe që është i regjistruar në pak projekte të Wikimedias.
  • Kur ndryshimi i emrit të përdoruesit të përfundojë, ju do të merrni një njoftim me email, prandaj është e nevojshme që të keni një adresë emaili.

Për të bërë një kërkesë për ndryshim emri përdoruesi, shkoni te Speciale:GlobalRenameRequest.