Wikipedia:Një fshat, një artikull
Një Fshat, Një Artikull është fushatë online e organizuar nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, me synim të angazhojmë Wikipedianë të rinj dhe ata me përvojë të shkruajnë për, si dhe të zgjerojnë përmbajtjen e artikujve të fshatrave shqiptare në Wikipedia shqip.
Fushata, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 31 mars, është e hapur për pjesëmarrje për të gjithë ju të cilët jeni të interesuar të shkruani artikuj të rinj për fshatin e juaj, fshatin fqinj apo cilindo fshat shqiptar të cilin keni hasur se nuk ka mbulim të mjaftueshëm në Wikipedia shqip. Poashtu inkurajoheni të bëni përmirësime, të shtoni fotografi, ilustrime, statistika, historik dhe çfarëdo informacioni që vlerësoni se ju mungon artikujve ekzistues për fshtatrat shqiptare – për sa kohë që është në përputhje me shtyllat e redaktimit në Wikipedia.
Në rast se nuk keni kontribuar më herët në Wikipedia, mos hezitoni ta shfrytëzoni këtë mundësi të filloni me redaktimet e juaja të para. Wikipedia funksionon duke ju falënderuar kontributit të miliona vullnetarëve nga e gjithë bota, edhe ju mund të jeni njëri nga ta!
Si të bëhem pjesë e fushatës?
[Redakto nëpërmjet kodit]- Nëse nuk keni llogari në Wikipedia, hapeni këtu.
- Pasi jeni kyçur në llogari, regjistrohuni në fushatën “Një Fshat, Një Artikull“ duke shtypur në këtë lidhje. Kjo na ndihmon të gjurmojmë kontributet e juaja për fushatën.
- Zgjedhni fshatin për të cilin dëshironi të shkruani.
Nëse ju duhen ide, keni mundësinë të zgjedhni nga lista e kategorive të artikujve ekzistues për fshatrat në Shqipëri apo Kosovë, të cilat kanë nevojë të zgjerohen, përmirësohen apo përditësohen me të dhëna.
Si të redaktoj artikuj në Wikipedia?
[Redakto nëpërmjet kodit]Nëse nuk keni përvojë të mëhershme në redaktim të artikujve, mos u brengosni pasi Wikimedianët e Gjuhës Shqipe kemi përgatitur materiale udhëzuese për ju. Para se të filloni procesin e punës në artikuj, duhet të keni parasysh se ekzistojnë rregulla dhe parime të cilat duhet t'i ndiqni dhe që do të ju ndihmojnë të shkruani artikuj në përputhje me formatin sipas së cilit funksionon Wikipedia dhe projektet e saj motra.
- Si fillim, lexoni 5 shtyllat e redaktimit të Wikipedia-s.
- Si dhe: 10 rregullat bazë të redaktimit.
Pasi jeni njoftuar me pjesën e rregullave, mund të filloni redaktimin i cili në Wikipedia realizohet përmes sintaksës Wiki. Ekzistojnë dy mënyra për redaktim: Redaktimi burimor dhe Redaktimi Pamor.
3. Për të lexuar më gjerësisht për mënyrat e redaktimit, shikoni te 2 mënyrat e redaktimit.
Si të ngarkoj skedarë?
[Redakto nëpërmjet kodit]
Ngarkimi i skedarëve në artikuj bëhet përmes Commons që është projekti motër i Wikipedia-s. Më poshtë gjeni udhëzime se si të ilustroni artikujt me skedarë ekzistues në Commons, apo se si të ngarkoni skedarë të rinj. Për këtë të fundit, duhet të keni parasysh se duhet të ngarkoni vetëm skedarë medialë autorë të të cilëve jeni ju, përndryshe do të ju fshihen.
Vendosja e skedarëve medialë ekzistues në artikuj:
- Zgjedhni artikullin në Wikipedia shqip, të cilin dëshironi ta ilustroni.
- Në artikull klikoni butonin "Redakto", pastaj në shiritin poshtë butonin "Futni", pastaj "Media".
- Në dritaren që ju hapet, në shiritin për kërkim, kërkoni fotografi që janë pjesë e librarisë së Wikimedia Commons dhe që përshtaten me përmbajtjen e artikullit. Mos harroni të përshkruani çfarë përfaqëson fotoja.
- Ruani ndryshimet.
Ngarkimi i skedarëve të rinj përmes Commons:
- Krijo llogari në Wikimedia Commons për t'i ngarkuar ilustrimet. (nëse keni llogari ekzistuese në Wikipedia mund të kyçeni me të edhe në Commons)
- Në webfaqen e Commons, klikoni "Upload" (sigurohuni që jeni të kyçur)
- Shkoni në fund të faqes që ju hapet dhe në këndin djathtas klikoni "Next"
- Zgjedheni skedarin në kompjuterin tuaj për ngarkim
- Zgjedhni nëse skedari është punë e juaja. Si fillestarë rekomandohet t'i ngarkoni vetëm fotot që keni bërë vetë.
- Nëse është e dikujt tjetër, vendoseni emrin e autorit dhe burimin, pastaj zgjedheni statusin e të drejtave të autorit
- Vendosjani skedarëve të ngarkuar nga një titull unik dhe një tekst përshkrues për të. Zgjedhini kategoritë përkatëse.
- Përzgjedheni artikullin në Wikipedia shqip, në të cilin dëshironi të kontribuoni me ilustrimet tuaja.
Vegëza e përkthimit
[Redakto nëpërmjet kodit]Në rast se ekziston artikull cilësor në një gjuhë tjetër për fshatin të cilin dëshironi të shkruani, Wikipedia ju mundëson dhe ju lehtëson përkthimin përmes përdorimit të vegëzës së përkthimit
Për të kuptuar se si funksionon, ndiqni udhëzimet nga video: https://www.youtube.com/watch?v=WiGybBz1x7Y
Keni pyetje apo paqartësi?
[Redakto nëpërmjet kodit]Mund të na kontaktoni në kanalet e rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Twitter, në faqen e diskutimit si dhe në e-mail adresën info@wikimediashqip.org