Wikipedia:Përmbajtja jo e lirë
Qëllimi i Wikipedias është të jetë një enciklopedi e përmbajtjes së lirë, duke e definuar përmbajtjen e lirë si përmbajtje që nuk përmban kufizime autoriale mbi të drejtën e shpërndarjes, studimit, ndryshimit dhe përmirësimit, ose edhe të shfrytëzimit për çdo qëllim në çdo medium, edhe në mënyrë komerciale. Çdo përmbajtje që nuk i përputhet këtyre kritereve thuhet të jetë jo e lirë. Kjo përfshin të gjithë përmbajtjen (edhe imazhet) që janë plotësisht të mbrojtura nën të drejtat autoriale, ose janë të liruara me kushte si "vetëm për shfrytëzim jokomercial" apo "vetëm për shfrytëzim në Wikipedia". (Prandaj edhe shumë pamje normalisht të dhëna falas munden të jenë "jo të lira" për qëllimet e Wikipedias.) Fondacioni Wikimedia e përdor definimin e "së lirës" siç përshkruhet këtu.
Politika e licensës së Fondacionit Wikimedia pret që krejt përmbajtja e bartur në projektet Wikimedia të jetë përmbajtje e lirë; mirëpo ka përjashtime. Politika pret prej projekteve (përveç Wikimedia Commons) të adoptohet një doktrinë të çlirimit duke lejuar shfrytëzimin e përmbajtjes jo të lirë. Përdorimi i saj duhet të jetë minimal dhe i kufizuar (me përjashtime të vogla) për të ilustruar ngjarje të shquara historike, të përfshijë vepra identifikuese të mbrojtura si logot, ose të shoqërojë (brenda kufijve të ngushta) artikujt për vepra moderne të mbrojtura nga e drejta e autorit. Përmbajtja jo e lirë nuk duhet të përdoret kur mund të presim derisa një skedë me licensë të lirë që shërben të njëjtin qëllim të postohet, dhe ashtu është puna për pothuajse të gjitha portretet e njerëzve të gjallë. Përmbajtja jo e lirë duhet të zëvendësohet me atë të lirë nëse ndodh kjo.
Kriteret për përdorim të përmbajtjes jo të lirë shërbejnë si doktrina e çlirimit e Wikipedias Shqip, derisa ky dokument jep udhëzime në lidhje me këtë doktrinë. Përmbajtja jo e lirë mund të përdoret në Wikipedia në raste të caktuara (p.sh. në disa situata ku gjetja e përmbajtjes së lirë për një temë është e pamundur), por vetëm brenda doktrinës ligjore amerikane të përdorimit të ndershëm (Fair use), dhe konform kritereve të Wikipedias për përmbajtje jo të lirë siç përmendet më poshtë. Përdorimi i përmbajtjes jo të lirë në Wikipedia i përmbahet për këtë arsye standardeve më të rrepta sesa ato në ligjet amerikane për të drejta autoriale.