Wikipedia:Robotët/Hyrja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Ofiçinës
Ofiçina

Një robot, i njohur shkurt si bot, është një program që zotëron një llogari si të një përdoruesi të zakonshëm e bashkvepron me Wikipedia-n për të kryer procese të automatizuara punësh që manualisht do ishin të lodhshme për tu bërë. Çdokush mundet të krijojë një robot por që puna e tij të jetë e përhershme në Wikipedia duhet të miratohet nga një administrator.

Përpara se të kërkoni miratimin për një robot duhet të sigurohuni se ai është i padëmshëm për komunitetin dhe nuk e mbingarkon serverin. Robotët mund të bejnë qindra redaktime në një kohë shumë të shkurtër dhe në raste keqfunksionimi mund të sjellin dëme të mëdha në projekt. Pasi të jeni siguruar për faktorët e mësipërm dhe të keni krijuar një faqe përdoruesi për robotin tuaj me stampën {{Bot}}, mund të plotësoni një kërkesë më poshtë për miratimin e robotit tuaj. Kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces miratimi në formën {{Wikipedia:Robotët/Kërkesë për miratim/Emri i robotit}}.


Nëse roboti nuk kryen asnjë ndryshim për më shumë se 1 vit do të konsiderohet jo aktiv.


If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.