Wikipedia:Udhëzimi për arsyetimin e përmbajtjes jo të lirë
Kjo faqe dokumenton një udhëzim në Wikipedia shqip. Është një standard i pranuar përgjithësisht që redaktorët duhet të përpiqen ta ndjekin, megjithëse trajtohet më mirë me sens të përbashkët, dhe përjashtime të rastit mund të zbatohen. Çdo editim thelbësor në këtë faqe duhet të reflektojë konsensus. Kur jeni në dyshim, diskutoni së pari në faqen e diskutimit. |
Kur media jo të lira (pamje, video, dhe audioklipet) përdoren në Wikipedia, një shpjegim për shfrytëzimin e vet, quajtur një arsyetim për media jo të lira, duhet të prezantohet në përshkrimin e skedës, duke shpjeguar se si përdoret skeda në një mënyrë konform kritereve të përmbajtjes jo të lirë. Ky arsyetim do t'i ndihmojë edhe përdoruesit të tjerë që të vendosin nëse kjo deklaratë e përdorimit jo të lirë i zbatohet përdorimeve të shumta apo atyre të rralla. Ky edhe ndihmon nëse deklarimi i përdorimit jo të lirë është i përshtatshëm për Wikipedian në radhë të parë.
Nëse po përdorni pamje apo media tjera jo të lira, duhet të përfshihen dy gjëra në faqen e përshkrimit:
- Një etiketë e përshtatshme autoriale duke e përshkruar deklarimin themelor të përdorimit jo të lirë.
- Një arsyetim i detajuar për përdorimin jo të lirë. Një arsyetim përkatës dhe i hollësishëm duhet shtuar sadoherë përdoret skeda në një artikull. Emri i artikullit ku përdoret skeda duhet të përfshihet në arsyetim.
Kujdesuni që t'i shfletoni udhëzimet mbi përmbajtjen jo të lirë para se ta ngarkoni skedën. Politikat e Wikipedias janë më strikte se ato të Shteteve të Bashkuara për sa i përket asaj që lejohet dhe s'lejohet.