Wikipedia:WikiGap 2020
Përshëndetje dhe mirësevini në projektin WIKIGAPǃ #WikiGap është iniciativë për mbledhjen e personave nëpër tërë botën me synim të rritjes së artikujve nga dhe për gratë dhe vajzat në Wikipedia. |
Rreth projektit | |
---|---|
Data/Ora | 6 MARS 2020 |
Vendndodhja | Tiranë |
Mbështet | WIKIGAP |
Përdorni social median për të promovuar punën tonë | |
---|---|
#wikigap | |
commons | commons |
Hashtag | #wikigap |
Hyrje
[Redakto nëpërmjet kodit]Së bashku mund të ngushtojmë hendekun gjinor në internet! Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet e gjitha vullnetarisht dhe ka potencialin t’i japë ngjyra këndvështrimit tonë për botën. Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia ka një pabarazi të madhe gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël se informacioni mbi burrat dhe djemtë. Në Wikipedian shqiptare hendeku gjinor është edhe më i madh. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh. Ne duam ta ndryshojmë këtë! Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 6 Mars 2020, grupi shqiptar i Wikipedianëve organizojnë serinë e parë të #WikiGap editathon mbi gratë shqiptare në Wikipedia. Ky aktivitet do të zhvillohet ne Tirane. Te ftojmë të regjistrohesh këtu: https://www.facebook.com/events/801546417031115/ brenda datës 5 Mars. Kush mund të marrë pjesë: Të gjithë të rinjtë e interesuar, studentët dhe aktivistët e rinj që duan të kontribuojnë në ngushtimin e hendekut gjinor në internet dhe forcimit të figurës së gruas në enciklopedinë online - Wikipedia. Inkurajojmë pjesëmarrjen e vajzave, të rinjve nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi ndryshe, të rinjtë LGBTI, Rom & Egjiptian etj.
- Ky editathon do të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Data e eventit: 6 Mars 2018
Vendi: Ambasada Suedese ne Tirane
Ora: 10:30 deri me 13:00
Konkursi
[Redakto nëpërmjet kodit]Detajet për konkursin ndërkombëtare gjenden këtu
Organizatorë
[Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedians of Albanian Language UG
Ambasada Suedese ne Tirane