Sigurohuni që jeni të loguar me username-in tuaj në Wikipedia.
Kini parasysh rregullatː
Gjëja më e rëndësishme në lidhje me këtë udhëzues është për të theksuar duhet përdorur një gjuhë sa më neutrale të jetë e mundur dhe sa më pak seksiste të jetë e mundur. Ajo që duhet të shmanget është një asimetri në përkufizimet e supremacisë e perspektivës mashkullore.
Shmangni gjuhë që supozon se speciet njerëzore meshkuj janë neutral dhe gratë janë të tjera.
Të mos përcaktohet statusi i saj për shkak të partnerit: referenca të gjinisë së saj, vajzën, nëna apo gruaja mund të paraqiten në seksionin e jetës personale, por jo domosdoshmërisht në hyrje. Për shembullː Artikulli i Inva Mulës nuk ka pse të niset me fjaline "Inva Mula" bashkëshortja e Hetem Ramadanit...apo e bija e Avni Mulës etj, ndërkohë që tek artikujt rreth biografisë së meshkujve nuk thuhet asnjëherë, bashkëshorti i ..
Mos përdorni termin "gruaja" por përdorni "bashkëshortja ose bashkëshorti" ose "partner" ose "partnerja" sipas rrethanave. Ju mund të thoni se "është e martuar me XY" në vend të "është gruaja e".
Shkruajini artikujt në një tekst editor përpara se ti hidhni online.