Wikipedia:WikiGap 2024

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gratë dhe vajzat mund ta zvogëlojnë hendekun gjinor në internet dhe veçanërisht në Wikipedia!

Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet nga kontributi vullnetar i shoqërisë e cila ndikon në ndryshimin e këndvështrimit tonë për botën. Si në shoqërinë tonë, ashtu edhe në Wikipedia, ka një pabarazi të dukshme gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël krahasuar me atë për burrat dhe djemtë. Në versionin shqip të Wikipedia-s, hendeku gjinor është edhe më i thellë. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i takojnë grave dhe vajzave, duke treguar që informacioni për burrat është gjashtë herë më i madh.Por, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe përpiqet ta ndryshojë këtë realitet përmes eventeve dhe trajnimeve të grave dhe vajzave në Wikipedia.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars, Wikipedian-ët e Gjuhës Shqipe organizon dy evente #WikiGap #GenderGap në Tiranë dhe Prishtinë për të përmirësuar prezantimin e grave shqiptare në Wikipedia. Ato mbështeten nga ambasada suedeze në Tiranë dhe Prishtinë.

Kush mund të marrë pjesë? Të gjithë të rinjtë, studente dhe aktiviste që dëshirojnë të ndihmojnë në zvogëlimin e këtij hendeku gjinor në internet dhe në rritjen e prezencës së grave në Wikipedia. Inkurajojmë pjesëmarrjen e grave, të rinjve nga zona rurale, të rinjve me aftësi ndryshe, të rinjve LGBTI, romë & egjiptianë etj. Ky event zhvillohet në gjuhën shqipe.


Wikigap në Kosovë[Redakto nëpërmjet kodit]

Detaje[Redakto nëpërmjet kodit]

- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.

- Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.

- Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj biografikë për gratë dhe vajzat.

- Redaktorët do të marrin certifikatë digjitale për kontributin e tyre.

Wikigap në Shqipëri[Redakto nëpërmjet kodit]

Eventi dhe trajnimi do të zhvillohet pranë ambasadës suedeze në datë 6 mars 2024. Tematika e eventit të WikiGap-it është: Gratë sipërmarrëse.

Detaje[Redakto nëpërmjet kodit]

- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.

- Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.

- Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj për gratë dhe vajzat sipërmarrëse/biznesmene. Lista e artikujve për t'u punuar gjenden këtu.

- Redaktorët do të marrin një certifikatë digjitale për kontributin e tyre.

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter dhe Instagram.

Wikimedians of Albanian Language UG

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo

Ambasada Suedeze në Tiranë

Ambasada Suedeze në Prishtinë