Wikipedia:WikiProject Women in Red/Essays/Primer for creating women’s biographies
WikiProjekti Women in Red/ Manual për krijimin e biografive të grave
Je i interesuar të krijosh në Wikipedia artikuj biografik rreth grave por je ende i/e paqartë për rregullat, politikat edituese dhe udhëzimet që duhet të ndjekësh? Më poshtë gjendet një përmbledhje rregullash se si procedohet për hapjen e një biografie të tillë në Wikipedia.
Të qenurit e shquar për Wikipedian
[Redakto nëpërmjet kodit]Paragrafi prezantues apo hyrës (lead) është një ndër pjesët më të rëndësishme. Ky paragraf përbën prezantimin me artikullin dhe iu tregon lexuesve si dhe administratorëve të Wikipedias pse subjekti i artikullit është unik, i rëndësishëm dhe pse ia vlen të ketë një artikull në Wikipedia. Zakonisht në këtë paragraf thuhet pse personi është i rëndësishëm, pa e referuar atë me persona të tjerë. Gjthashtu artikulli duhet të shkruhet në mënyrë neutrale në mënyrë që mos të tentohet promovimi i personit.
Nga hulumtimet e bëra në Wikipedia tregohet se në biografitë e grave përmenden pjesëtarë të familjes dhe evente të rëndësishme (martesa, divorci, rritja e fëmijëve) teksa në biografitë e djemeve kjo gjë nuk ndodh. Pjesërisht kjo ndodh pasi karriera e djemve dhe burrave nuk është ndërprerë për shkak të impenjimeve si rritja e një fëmije, as emrat e tyre nuk kanë ndryshuar nëse statusi i tyre civil ndryshon.
Disa shembuj paragrafësh hyrës të shkruajtur keq janë:
- X ishte motra (e bija, bashkëshortja, partnerja, mamaja) e Y;
- X është një (profesioni) britanike (Shumë individë kanë profesione nga më të ndryshmet, vetëm fakti i thjeshtë se është mësuese, artiste, atlete etj. nuk e kthen domosdoshmërisht në një person të shquar);
- X është pjesëtari më i shquar Y (Fjalë promocionale si më i/e mira, etj cënojnë neutralitetin e artikullit)
Disa shembuj paragrafësh hyrës të shkruajtur mirë janë:
- X ishte një mësuese meksikane dhe themeluesja e një prej shkollave të para për gratë në vendlindjen e saj;
- X ishte një astronome ruse e cila zbuloi Y dhe njihet si një prej Shkencëtareve të Nderuar të Federatës Ruse në XXXX.
Burimet
[Redakto nëpërmjet kodit]Një element i rëndësishëm për biografitë janë dhe burimet. Burimet që citohen për artikullin duhet të kenë mjaftueshëm informacion për të dhënë një profil të detajuar të subjektit. Në rast se ka mungesë burimesh, atëhere mund të kombinohen referenca që plotësojnë nevojën për një mbulim të plotë të subjektit. Gjithsesi detaje të vogla si “X mori pjesë në këtë konferencë”, “X tha këtë gjë për Y temë” përgjithësisht nuk pranohen. Fjali të shkurta dhe të thjeshta që shprehin pozionin e tyre në shoqëri si “ajo ishte presidente e vendit” kërkojnë citime pas fjalisë për të konfirmuar kredibilitetin e informacionit. Mesatarisht duhen 3-5 burime për të shkruajtur një biografi të një gruaje. Gjithsesi më shumë burime mund të nevojiten pasi siç tregojnë kërkimet akademike media ka më së shumti si subjekt të arritjeve burrat dhe jo gratë.
Fjalorë biografikë, libra, enciklopedi, revista shkencore dhe gazeta pranohen gjerësisht pasi kontrolluesit në Wikipedia sigurojnë se informacioni i shkëputur nga këto burime është faktik dhe i saktë. Kontrolluesit kanë këtë rol në vlerësimin e informacionit se sa objektiv është ai, duke shqyrtuar nëse artikulli mbetet neutral dhe faktik.
Burime që duhen shmangur janë:
- website personal, faqe të krijuara nga ndjekësit ose mbështetësit e subjektit ose website i punës;
- Blogje (përjashto këtu rastin kur në to ka citime nga burime informacioni të sigurta ose nëse blog-posti është I krijuar nga një burim me reputacion si muze, universitet);
- Youtube, Twitter, Facebook, LinkedIn;
- Materiale promovuese ose të vetë-prodhuara nga subjekti i artikullit
Të shkruarit biografi për persona që jetojnë akoma dhe nuk janë larguar nga jeta, ka vështirësi të tjera në krijimin e artikullit. Përpos neutralitetit në të shkruar, artikulli nuk duhet të bjerë pre e stilit promovues. Duhet pasur në konsideratë se Wikipedia nuk është një faqe lajmesh ku hidhet e dokumentohet çdo gjë, ndaj duhet theksuar se pse subjekti i biografisë ka kontribuar mjaftueshëm për të qenë pjesë e Wikipedias, pra pse ky subjekt mbetet i shquar për një periudhë kohore të konsiderueshme. Kjo kërkesë e fundit nënkupton se disa persona nuk janë mjaftueshëm të shquar për tu bërë pjesë e Wikipedias.
Nëse personi që shkruan biografinë konfirmon se ka informacion adekuat për mbulimin e profilit të subjektit, atëherë kjo nënkupton se ekziston një numër i mjaftueshëm burimesh për të shkruajtur një artikull enciklopedik të plotë për subjektin. Një orientim tjetër janë dhe pyetjet: Kush, Çfarë, Ku, Kur, Pse dhe Si. Duke përdorur Kush dhe Çfarë përcaktojmë qëllimin, subjektin dhe kontributin që e kthen në person të shquar për tu bërë pjesë e Wikipedias. Kur dhe ku përcaktojnë kohën dhe vendin ku ka jetuar/jeton subjekti si dhe vendosjen e biografisë në kontekstin e duhur historik. Pse dhe Si përcaktojnë kontekstin, në fjalë të tjera, pse ishte e rëndësishme përfshirja e subjektit në Wikipedia, si dhe persona të tjerë që duhen përfshirë në biografinë në fjalë.