Wikipedia:Wiki Academy Albania 2017

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Wiki Academy Albania 2017





Çfarë është Wiki Akademi në Shqipëri?[Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki Akademi është një iniciativë e Diplomacisë Dixhitale e cila zhvillohet në bashkëpunim me të rinjtë e shkollave të mesme e të larta. Kjo iniciativë do të përmirësojë cilësinë e përmbajtjes së informacionit online për Shqipërinë, duke pasuruar profilin e vendit në Wikipedia dhe faqet e tjera online. Wiki Akademi do të sjellë së bashku nxënës, të rinj aktivë online të cilët do të trajnohen për tu shëndrruar në redaktorë dhe pjesëmarrës aktivë të kualifikuar për të shkruar artikuj të cilësisë së lartë rreth Shqipërisë në fusha si: trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi.

Kush merr pjesë në Wiki akademi?[Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është viti i parë që Wiki Akademy Albania prezantohet në Shqipëri. Pjesëmarrësit e parë të kësaj iniciative do të jenë nxënës të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Shqipwrisë.

Konkursi I Wiki Akademisë[Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki akademy do të zhvillohet nw formwn e një konkursi mes pjesëmarrësve të cilët do të angazhohen në shkrimin e artikujve duke u asistuar nga ekspertë të mediave sociale. Konkursi do të shpallë artikullin më të mirë të shkruajtur I cili do të publikohet në faqen Wikipedia të profilit të Shqipërisë dhe do të shoqërohet më një cmim simbolik.

Organizatorët[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo iniciativë është pjesë e projektit të Diplomacisë Dixhitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i mbështetur nga Ambasada Norvegjeze dhe i implementuar nga British Council. Bashkëpunues të tjerë të këtij projekti janë Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Arsimit dhe Qendra Protik Innovation Hub.