Wikipedia:Wiki Loves Human Rights - Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
WiKi Loves Human Rights

Wiki Loves Human Rights - Tirana është një projekt i përqendruar në tematikën e të drejtave të njeriut për të cilën do shkruajmë në Wikipedia-n Shqip dhe organizohet nga Grupi i përdoruesve - Wikimedianët e Gjuhës Shqipe (WoALUG) në bashkëpunim me AWEN Network-un dhe organizatën "Vatra". Ky event synon të rritë ndërgjegjësimin e të drejtave të njeriut duke treguar e shkruar histori për të mbijetuarit e dhunës/trafikimit dhe të promovojë organizata, ligje dhe koncepte që mbrojnë fëmijët nga dhuna.

Wiki Loves Human Rights është një projekt i ideuar nga aktivitistja e të drejtave të njeriut, Jasmin Saskia, nga Suedia. Kjo nismë është pjesë e një turi që Jasmina po zhvillon në Ballkan në lidhje me të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe të fëmijëve. WoALUG-u do t'ju vijë në ndihmë duke ju mësuar se si të hapni një llogari në Wikipedia, si të përktheni e të shkruani artikuj. Eventi është falas dhe për t'u bërë pjesë e tij, duhet të regjistroheni në këtë formular. Më poshtë renditen materiale udhëzuese për redaktimet tuaja të para:

  • Nuk është e nevojshme të keni përvojë paraprake redaktimi në Wikipedia.
  • Ju do të hapni llogari në Wikipedia. Për të krijuar një llogari, shtypni këtu.
  • Për të kontribuar në event, do të përktheni e redaktoni artikuj me tema nga lista e artikujve këtu.
  • Për të punuar artikuj në Wikipedia, duhet të regjistroheni në këtë platformë dashboard-i.
  • Vendi: Coolab Tirana, Rruga e Kavajës, 50, Tiranë
  • Ora: 17:00 - 19:00
  • Data: 7 tetor 2021
  • Organizatorët: Wikimedians of Albanian Language UG

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter or Instagram.