Jump to content

Wikipedia:Wikimedia-Commons-guida

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wikimedia Commons është platforma e cila ruan në formë digjitale shumicën e materialeve fotografike, video dhe audio të përdorura nga Wikipedia. Ajo është një përmbledhje në materiale multimediale e njohurisë botërore, të lira për tu aksesuar dhe përdorur nga nga publiku, dhe të krijuara po nga publiku.

Në këtë guidë do të shikojmë së bashku se si ju mund shtoni fotografitë e bëra nga vetë ju, në platformën e Wikimedia Commons, për t'ja shtuar ato platformës së dijes së hapur.

Shënim: Këtu do të fokusohemi në ngarkimin e fotografive të shkrepura nga vetë ju, por ju mund të ngarkoni gjithashtu edhe foto të bëra nga dikush tjetër, për sa kohë ato janë të publikuara nën një liçensë të hapur ose janë të publikuara nën domainin publik. Ngarkimi i fotove është më i lehtë për tu bërë nga kompjuteri, por në rast se dëshironi të përdorni smartphone-in tuaj, mund ti ngarkoni fotot duke përdorur aplikacionin Android Commons app. Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu: https://commons-app.github.io/

Le të përshkruajmë tani hap pas hapi procesin që duhet ndjekur për ngarkimin e fotove në Wikimedia Commons.

Si të regjistrohemi në Wikimedia Commons

[Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht ju duhet të vizitoni faqen kryesore të Wikimedia Commons e cila mund të aksesohet këtu: https://commons.wikimedia.org/ Djathtas, klikoni mbi butonin Upload i cili ju ridrejton në një faqe ku duhet të identifikoheni me të dhënat (kredencialet) tuaja. Në rast se keni një llogari në Wikimedia, atëherë klikoni mbi butonin 'Log In' dhe më pas vendosni kredencialet tuaja (username dhe fjalëkalim) për të përfunduar identifikimin. Në rast se nuk keni një llogari në Wikimedia Commons, atëherë duhet ta krijoni një të tillë, dhe për ta bërë këtë mund të klikoni lartë, dhjathtas, në butonin "Create account" dhe ndiqni hapat përkatës për krijimin e një llogarie. Pasi të keni krijuar llogarinë dhe të jeni identifikuar me kredencialet tuaja, vijojmë me hapin e rradhës.

Lexoni posterin që shfaqet. Shumica e fotove që ju do të bëni mund të jenë të rregullta për tu ngarkuar, por ka edhe disa detaje në rregullat kombëtare për tu konsideruar - si liria e panoramës (freedom of panorama). Shikoni shembullin më poshtë: Imazhi: https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bb/Licensing_tutorial_en.svg/720px-Licensing_tutorial_en.svg.png

Ju mund të ngarkoni punë që janë krijuar plotësisht nga ju. Këtu përfshihen foto dhe video të:

  • pamjeve të natyrës, kafshëve dhe bimëve.
  • figurave publike dhe njerëzve të fotografuar në vënde publike
  • objekteve jo-artistike dhe të dobishme
  • grafikëve origjinal, hartave, diagramave dhe audios.

Mbani mend: Duke e ndarë punën tuaj në Wikimedia Commons, ju i jepni çdo personi tjetër të drejtën që ta përdori, kopjojë, modifikojë dhe ta shesi atë pa ju njoftuar më parë.

Të rëndësishme:

  • Wikimedia nuk mund të pranojë punë të krijuara ose të frymëzuara nga të tjerët
  • Ju nuk mund të ngarkoni punën e dikujt tjetër
  • Nuk pranohet shumica e fotove të ngarkuara në internet

Kjo përfshin materiale si:

  • logot
  • punën artistike të CV/DVD
  • vizatime të karaktereve nga TV, filmave ose vizatime komike - edhe nëse i vizatoni vetë ju ato

...me dy përjashtime:

  • Ju mund të ngarkoni punën e dikujt tjetër nëse autori ju ka dhënë të drejtën

Wikimedia Commons nuk pranojë punë nga të tjerët pa lejen e tyre.


Si të ngarkojmë fotografitë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kaloni në hapin e “Upload”. Këtu, ju do të zgjidhni fotot të cilat doni të ngarkoni. Përsëri, ju lutemi që të siguroheni se ato janë vetëm foto të bëra nga vetë ju ose foto mbi të cilat keni të drejtën e publikimit.

Tani do të jeni në seksionin e “të drejtave të publikimit.” Zgjidhni “This file is my own work”/”These files are my own work”. Ndërfaqja do ju drejtojë automatikisht te licenca CC BY-SA 4.0, e hartuar nga komuniteti i Creative Commons.

CC BY-SA 4.0 do të thotë se çdokush mund të përdor foton tuaj për çdo arsye për të cilën do ti nevojitet, për sa kohë ato i japin kreditet e duhura fotografit (në këtë rast, ju) dhe e ndan fotografinë nën të njëjtën liçencs.

Ndërkohë që CC BY-SA është një formë publikimi shumë standarde për fotografët e Commons, ju jeni gjithashtu të lirë që ta bëni licencën më pak të kufizuar duke klikuar në “Use a different license.” Ju mund të kërkoni vetëm atribute për për punën tuaj (“Attribution,” e njohur gjithashtu si “CC BY”), mund të hiqni dorë plotësisht nga të drejtat (“CC0”), ose të përdorni të tjera licenca, të cilat nuk do ti mbulojmë në këtë guidë për arsye thjeshtësie.


Të dhënat mbi fotografinë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kemi arritur tani fazën e përshkrimit ("describe")! Këtu, ju do të vendosni një emër për foton që keni ngarkuar (ju lutemi të përdorni tituj të përmbledhur), përshkruani se çfarë po ndodh në atë fotografi, dhe shtoni kategoritë. Kategoritë janë shumë të rëndësishme. Ato janë një nga format kryesore për zbulimin e imazheve në Commons. Zakonisht, ju do të jeni në gjëndje që ti zbuloni në mënyrë intuitive kategoritë që do ju duhen. Për shembull, një foto e "Kalasë së Shkodrës" do të jetë në kategorinë “Shkodra”.

Pasi të gjitha fushat janë plotësuar, klikoni mbi “next”—dhe keni përfunduar! Ju keni ndihmuar në zgjerimin e shumës së njohurisë botërore. Faleminderit!