Jump to content

Wikipedia diskutim:Artikuj të dëshiruar/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Artikuj të dëshiruar/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Secili njeri, e ka historinë e vet të jetës,dhe sa do që të thuash se, ngjarjeve të pa këndshme duhet t’ua kthejmë shpinën, prapë nuk mundesh, sepse në ato ngjarje fshihen sekretet e nevojshme të jetës, me të cilat duhet të ballafaqohemi, në momente të ndryshme. Kur njeriu kupton se fati i tij nuk është vetëm lumturia, apo vuajtja, ai duhet ta pranojë gjatë jetës njërën dhe tjetrën, nga fakti se, duhet të lirohet nga ngarkesat që ai i bartë në vete. Edhe jeta në mërgim i ka ngjarjet e veçanta të mënyrës së vet, të cilat nganjëherë harrohen, por ato që mbesin, sigurisht që janë diku të fshehura dhe nuk mund të shlyhen aq shpejtë, sepse kanë lënë dikund gjurmë, apo vragë në shpirtin e ndonjë mërgimtari. Nuk duhet të turpërohemi, nëse lotët dëshmojnë rrëfimin e një miku , i cili qanë duke treguar ngjarjen… Edhe pse është e kaluar, por është e përjetuar,dhe paraqet një lloj ekzistence, e cila sjellë një realitet të jetës së njeriut, se jeta e njeriut, nën çfarëdo rrethanash, kurrë nuk pushon dhe i ka peripecitë e veta, e cila vazhdon të frymojë përsëri. Blerimi, një mërgimtar goxha i shtyrë në moshë, i cili kishte kaluar më shumë se tridhjetë vite në mërgim, në një qytet të Zvicrës, e kishte ftuar babën e vet të vjen në Zvicër, aty ku edhe ai me familjen e vet,jeton e punon, kurse nëna i kishte vdekur më herët, dhe të vetmin anëtarë të familjes e kishte babain në Kosovë. Disa herë Blerimi e planifikonte të kthehej përgjithmonë në Kosovë,për shkak të prindit të vet, por plani i tij nuk mund të realizohej lehtë, sepse jeta e tij nuk gjente kuptim, duke ditur se fëmijët ishin të shpërndarë në shkolla të ndryshme, të cilët vet i financonte, ndërsa vet dhe bashkëshortja e tij, ishin larg pensionimit dhe kjo sakrificë e tij në këtë mënyrë ishte e pa kuptimtë në botën normale. Në këtë domethënie, nuk është vetëm rasti i Blerimit, por ka plot raste të tjera, në të cilat depërtojnë këto ngjarje dhe më të dhimbshme, ku plot pleq dhe plaka, jetojnë të vetmuar, të cilëve u mungojnë të afërmit e tyre, jo që gjinden të gjithë në mërgim, por i ka vetmuar edhe lufta, e cila i ka marrë më vete shumë të rinj dhe të reja. Pra, çka njeriu mund të thotë, asgjë nuk është befasuese, se çka shikon dhe dëgjon, sepse jeta është nganjëherë një plasaritje, që ndahet e mira dhe e keqja, dhe njeriu vet duhet të vendos për vetveten! Dhe, një ditë prej ditësh, babai i Blerimit arriti në Zvicër, me ç’rast u gëzuan të gjithë, u gëzuan dhe fëmijët, të cilët e pritën gjyshin krahëhapur, u gëzua shumë edhe djali i vet Blerimi, i cili , jo vetëm që kishte obligim moral e shpirtëror të kujdeset për prindërit e vet, njëherazi ia hoqët një brengë e madhe që kishte për babanë,të cilin e kishte në mendje ditë e natë, posaçërisht gjendjen e tij shëndetësore. Ishte një gëzim i madh edhe për plakun, sepse e mundonte vetmia,megjithatë në anën tjetër, nuk dëshironte ta linte vendlindjen dhe atdheun e vet. Kaluan ditë, muaj dhe vite, plaku jetonte te djali i vet në Zvicër, i cili kënaqej me nipat dhe mbesat e tij, por nganjëherë zbulohej se diçka e mundonte, sidomos kur mbetej nganjëherë në banesë vetëm, sepse mbesat dhe nipat shkonin në shkollë, kurse djali i vet Blerimi me bashkëshorten ishin në punë. Nganjëherë e vizitonte ndonjë mik, i cili kishte pushim mjekësor dhe ia hiqte pakëz mallin, duke shëtitur nëpër qytet, apo brigjeve të liqenit, por shpesh ngushtohej kur ecte përgjatë fushave e arave,me të mbjella e të korra, duke belbëzuar me vetveten…Një ditë plaku, duke shëtitur me mikun e vet i tha, athua se, një ditë do të kthehen në vend të vet, të gjithë këta njerëz që janë larguar nga atdheu i tyre, apo çfarë do të jetë fati i tyre? Miku i vet e shikoi me një buzëqeshje dhe nuk mendoi të ia kthejë përgjigjën menjëherë, por i tha, dhe unë kam të njëjtin mendim, që ndoshta do të ndodh një ditë… Plaku përsëri e vazhdoi bisedën,nuk kanë faj në një mënyrë tha,a po e sheh Kosovën dhe njerëzit e saj, njëherë lufta e shkatërroj vendin, dhe pas çlirimit menduam se do të bëhet mirë, sepse tani ,nuk e kemi armikun te koka, por jo, jeta në Kosovë është e pa lakmueshme, sidomos për rininë, e cila nuk ka punë,edhe pse duket e vrullshme, prapë është e pakënaqur me të ardhmen e vet, dhe po lakmon me dalë dikund nëpër Evropë. Kishte të drejtë plaku, sepse e kishte brengën e të rinjve, të cilët jo vetëm që po lakmojnë të dalin në botën perëndimore, por edhe kanë të drejtë, nga se kushtet e tyre i shtyjnë të përpiqen për një jetë më të begatshme. Kaluan më shumë se dhjetë vite, plaku nuk ishte kthyer në atdhe, sepse u kishte kaluar afati dokumenteve personale (Pasaporta e Serbisë, të cilën e kishte grisur), dhe nuk mund të udhëtonte, as në ndonjë vend tjetër,për deri sa,i kishin premtuar djalit të tij Blerimit, se me kërkesën e tij për të atin, që kishte bërë në Komunë , në vendin ku jetonin, do të shqyrtohet rasti dhe ndoshta mundësia për të marrë lejen e qëndrimit përkohësisht, mbase plaku nuk kishte më kënd të jetonte në Kosovë. Porse një ditë ndodhi ajo së cilës nuk mundemi ti ikim, dhe trupi ka më pak frenim sesa shpirti, ai hëngri bukë e piu kafe, kur filloi diçka të pëshpëriste dhe iu zhvillua gjuha, duke folur pa lidhje. Të gjithë menduan se plaku po bënë pakëz humor dhe nuk e trazuan, por kur ra në gjunjë në dysheme, disi i lodhur dhe iu lëshua trupi, djali i tij Blerimi e kuptoi se gjendja e plakut ishte e keqësuar. Blerimi e mor menjëherë telefonin të thërriste ndihmën e parë, por plaku e dorëzoi shpirtin e tij menjëherë, duke lënë një buzëqeshje të fundit familjes së tij të ngushtë. Blerimi lajmëroi disa kushërinj që kishte aty afër, edhe pse ishte shumë i mërzitur,ai e kishte dhe brengën e madhe, e cila e mundonte dhe ia shtonte më shumë „hallin“, se çka tani do të bëjë, kur plaku nuk kishte fare dokumente personale për të udhëtuar për atdhe. Ishin qaste të vështira për Blerimin, nëse e lajmërojnë policinë ,apo Komunën ku jetonin, problemet do të zgjerohen më shumë, sepse ishte e paligjshme që një qytetar i huaj, apo kushdo tjetër të ekzistoj pa dokumente, ashtu dhe dënimet janë të ashpra, jo vetëm me gjoba, por më të rënda janë vërejtjet për komunitete të huaja. Kështu Blerimi, pas një bisede të gjatë që bëri me disa axhallarë dhe kushërinj të tij, vendosën që mos ta lajmërojnë askënd në Komune dhe as policinë, për vdekjen e babait të tij, por Blerimi e rregullojë bagazhin mbi automobil dhe e vendosi kufomën e babait, në vend të plaçkave, duke u nisur së bashku me bashkëshorten e tij, në drejtimin të Italisë. Në orët e mëngjesit kaluan kufirin e Zvicrës dhe arritën të kalojnë në Itali, aty në Ciaso, pa pasur ndonjë problem. Në këtë vend u ndalën të pushojnë pakëz dhe kishin nevojë që të freskohen me ujë të ftohtë ,ose të pinë nga një kafe, kështu që, pasi e parkuan kerrin ,hynë në një restorant rrugor ,që qëndronte në bri të rrugës,në të cilin gumëzhinin njerëzit sikur të ishte mesi i ditës, e jo mëngjesi i hershëm. Nuk u vonuan shumë, Blerimi së bashku me bashkëshorten shkuan te kerri për të vazhduar rrugën, mirëpo, kur afrohen te kerri, sytë shkojnë menjëherë te bagazhi mbi kerr, në të cilin qëndronte kufoma,dhe shohin se tani më kjo nuk figuron mbi auto, me ç’rast e shikojnë njëri-tjetrin të habitur, dhe bashkëshortes së Blerimit i bie të fiktë,e cila bie përtokë. Blerimi u mundue ta mbajë që mos të bie në tokë të thatë prej betoni,por edhe atë e kishte lëshua fuqia, kur papritmas vjen policia,dhe shënojnë raportin e ngjarjes. Zemërimi ishte i tepruar nga një numër madh gjërash, sa ia bënte dhimbja e babës,aq edhe më shumë kufoma e tij e vjedhur nga ndonjë hajn i rrugëve,duke menduar se në bagazhe të kerrit ka plaçka të vlershme. Blerimi kishte lajmëruar më herët edhe në shtëpi se po vjen me kufomën e babait dhe i kishte njoftuar të afërmit e vet për ngushëllime dhe të nesërmen të bëhet varrimi i babës në vendlindje,edhe pse kjo kurrë nuk ndodhi…--Yllzana asani (diskutimet) 15 shtator 2017 16:52 (CEST)--Yllzana asani (diskutimet) 15 shtator 2017 16:52 (CEST)'Tekst i trashëTekst i theksuar