Jump to content

Wikipedia diskutim:Emri i projektit

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Emri i projektit. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Shqiptar,

mos i shtremberoni fjalet e shkruara ne origjinal. Perdoreni emrin e njejte si mbare bota: Wikipedia.

nqs. nuk ka ndonjë ide origjinale, të lihet Wikipedia

[Redakto nëpërmjet kodit]

nqs. nuk ka ndonjë ide origjinale, të lihet Wikipedia!

wikipafshim, Doriani.


Edhe une do te isha per "Wikipedia". Pse te ndryshohet emri? Pajtohem me Jonin, Arianitin, Unin e te tjeret qe perkrahin "Wikipedia". Mendoj qe nuk eshte nevoja qe emri si emer te "perkthehet", ose me mire te them te shruhet ashtu si shqiptohet ("Uikipedia", "Uikipidia" etj.). Jam per te mos ndryshuar emrat, se para 8 viteve isha duke kerkuar ne internet per romane te shkrimtarit te njohur francez, Alexandre Dumas. Por, pasi qe ne shkolle e kisha mesuar si Aleksander Dyma, kerkimi im nuk pati sukses. E ne ate kohe Google nuk egzistonte qe te pakten te me jap terma te perafert me "Aleksander Dyma". Tek pasi qe kontaktova nje kusheri timin qe dinte frengjisht, mesova qe emri ishte ndryshe. ;-) Qe prej asaj dite jam qe emrat mos te ndryshohen, me me rendesi eshte te dihet se si shkruhet emri, sesa si shqiptohet ai emer.

Me nderime, Leka


[Pse "Vikipedia?"] Reagimi im

[Redakto nëpërmjet kodit]

I nderuar,
Në rastin tonë, shqipërimi i emrit të projektit nga "Wikipedia" në "Vikipedia" do t'ia lehtësonte mjaft shumë një shqipfolësi në gjetjen e materialeve të seksionit të gjuhës shqipe në motoret e kërkimit, sepse asnjë gjuhë në botë nuk do ta kishte versionin tonë (Ka "Vikipidi", Vicipeid" etj..) ashtu si mund ta kishim ne, shqiptarët, pra "Vikipedia".

Pse jam aq entuziast për ta emërtuar sa më shqip emrin e projektit? Po theksoj vetëm tri arsye:

  • Arsyeja e parë: Për ta dëshmuar para të gjithë të huajve, se ne shqiptarët jemi krenar për vlerat tona kulturore, historike dhe gjuhësore.
  • Arsyeja e dytë: Prezantim të identitetit tonë gjuhësor sa më origjinal.
  • Një arsye tjetër (teknike dhe e rëndësishme):
  • Një shqipfolësi i mjafton në motoret e kërkimit ( e zëmë në "google") ta shkruaj fjalën origjinale: "Vikipedia" dhe do t'i dalin të gjitha materialet në gjuhën shqipe nga kjo enciklopedi.;) (Siç e përmenda në fillim)

Respekt për të gjithë, gjuha shqipe është "gjuhë mëmë!":)
Dardani,

Kaçanik

  • Shënim: Mund t'i lexoni mendimet e mia më gjerësishtë tek tema në lidhje me "Vendosni për emrin e projektit". Flm!:)

Elda ka shkruar

[Redakto nëpërmjet kodit]

Per mua mos e ndryshonin emrin, por lereni WIKIPEDIA! Nuk ka logjike te ndryshohet, perderisa dhe ne gjuhet e tjera nuk eshte ndryshuar. Përdoruesi:Elda

dhe mos i shlyni radhën tjetër diskutimet e të tjerëve. tung —bet_0 2006 Mars 9 10:36 (UTC)