Wikipedia diskutim:Mirësevini në Wikipedia/Si mund ta përmirësojmë Wikipedian në shqip?
Appearance
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Mirësevini në Wikipedia/Si mund ta përmirësojmë Wikipedian në shqip?. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Problematika dhe zgjidhje
[Redakto nëpërmjet kodit]Nuk dua te bej ndonje ese ketu, por po shpreh mendimet e mia pse kemi nje situate pakaz te prapambetur e po paraqis disa zgjidhje:
Problemet
- Wikipedia nuk eshte per te gjithe. Shume njerez nuk i kuptojne dot parimet e wikipedias pasi nuk jane shume familjare me enciklopedira. Wikipedia eshte nje enciklopedi, dhe, si e tille, duhet te kete gjuhe sa me te thate dhe asnjanese. Nuk eshte as forum, as blog, as gazete. Si cdo enciklopedi eshte permbledhje e burimeve dytesore dhe shenon nje sintetizim te atyre burimeve per cdo gje qe eshte e shquar, qofshin personalitete, ngjarje, apo koncepte gjeografike, apo shkencore.
- Burimet dytesore shqip jane relativisht te kufizuara, pasi shume libra nuk jane ne googlebooks, ose kane akses te limituar online.
- Ne pergjithesi eshte e veshtire per shume shqiptare te shprehen ne menyre sintetike dhe asnjanese, pasi sistemi shkollor shqiptar nuk meshon sa duhet te hartimi i temave me gjuhe asnjanese, po preferon hartimin e temave me ndjenje e me emfaze. Ky tip hartimi menjanon mundesine e ushtrimit te te shkruarit ne gjuhe asnjanese, dhe vlereson te shkruarin kreativ, po ky tip i shkruari nuk eshte i nevojshem per wikipedian, pasi nuk eshte asnjanes. Gjithashtu shkolla shqipe nuk ben aq sa duhet ne ushtrimin e nxenesve qe te citojne burimet. Se fundi shkolla shqipe nuk pergatit sa duhet nxenesit te citojne librat e lexuar ne menyre korrekte duke bere qe mendimi i burimit shpeshhere te vilet pa dhene kredit per burimin.
- Wikipedia eshte e veshtire te shkruhet pasi duhet kohe, aftesi sintetizimi burimesh si dhe zoterim i gjuhes. Jo gjithmone dikush i ka te gjithat keto te dhena.
- Wikipedia kerkon njerez te qete qe nuk e humbin toruan, po duan te bashkepunojne ne nje projekt per te dhene falas njohuri.
- Wikipedia shqipe ka probleme serioze me copyrights, shume artikuj jane te kopjuar nga burimet dytesore dhe duhen pastruar nga grabitja e atij informacioni e sintetizuar permbajtja.
Zgjidhje:
- Incentivim i nxenesve te shkollave te mesme (ose universitete) qe te shkruajne artikuj enciklopedike nen nje profesor mundesisht historie apo gjeografie. Wikipediane te stervitur mund te bejne "workshops" neper shkolla dhe t'u mesojne skriptet nxenesve, e keto te fundit te pergatisin materialin me citime, dhe pastaj wikipediani t'i "upload" ne sqwiki. Kjo eshte praktike normale ne vende te ndryshme: vjet pati nje projekt te tille nga wikipediane shqiptare nga Maqedonia.
- Administrim i pameshirshem ndaj njerezve qe nuk kane miresjellje, ne menyre qe te minimizohet mundesia e njerezve te pacivilizuar dhe vandale qe te ndikojne negativisht ne ambjentin wikipedian.
- Krijimi i nje atmosfere bashkepunimi dhe dashurie per artikujt cilesore: Artikujt e mire dhe te perkryer duhet te jene burim krenarie per wikipedianet te cilet i kane krijuar, qofte nga kerkimi i tyre, qofte nga perkthimi i projekteve simotra ne gjuhe te huaja.
- Pastrim i artikujve dhe imazheve nga problemet e copyright-it dhe perdorimi i citimeve.--Tetovo boy (diskutimet) 20 mars 2013 21:54 (CET)
- Te falenderoj per vemendjen Tetovo boy. Une faktikisht jam ne dijeni te problematikave, te cilat shkurtimisht mund te permblidhen me nje fraze te vetme "nuk ka mjaftueshem perdorues aktive". Te gjitha te tjerat jane pasoja. Ceshtja eshte si te rritim numrin e perdoruesve aktive. Ne nuk na mungojne perdoruesit e regjistruar, ne kemi mbi 50.000 te tille, por nuk kemi perdorues aktive. Faktikisht, permes ketij projekti (perveçse te mesoj ate qe mendojne perdoruesit) qellimi kryesor eshte te rritet numri i perdoruesve aktive. Nje njeri qe arrin te plotesoje nje formular, do te doje te rikthehet ne Wikipedia, do te doje te nise te krijojje qofte edhe nje artikull te ri. Puna eshte se koha punon kunder nesh. Projekte ka por koha kerkon te kete edhe me shume. Une kam nisur projketin Wikipedia:Kujdestari i artikujve si nje udhezues per te krijuar artikuj. Ne qofte se me jep nje ndihme per ta perfunduar kete si projekt atehere une do te kem me teper kohe dhe mundesi te merrem me nje projekt po aq te rendesishem qe do ta pershtat ne shqip nga Wikipedia polake Pomoc:Wstęp. Eshte nje udhezuaes redaktimi me pak hapa. Keshtu per fare pak kohe, nje perdorues i ri do te mesoje te formatoje artikuj dhe do te njihet me rregulloren e krijimit te artikujve. Te faleminderit dhe pune te mbare!-- Euriditi 21 mars 2013 17:35 (CET)