Jump to content

Wolf PAC

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Blu e errët: Shtetet me miratim në të dy dhomat
Cijan: Miratim në njërën prej dhomave
Gri: Projekt-ligj në njërën prej dhomave

Wolf PAC është një komitet për veprim politik ("Political Action Commitee", shkurt PAC) në SHBA i formuar në 2011 me qëllim "t'i japë fund ndërmarrjeve me të drejtat të përafërta si njerëzit dhe financimit publik të të gjitha zgjedhjet në vend" për të kufizuar përfshirjen e donacjoneve të mëdha monetare në fushatën politike të kandidatëve politikë, partive dhe grupëve. Kjo lëvizje filloi gjatë ngjarjes "Occupy Wall Street" në New York me një lajmërim nga Cenk Uygur, mikpritësi mediatik i The Young Turks (TYT).

Me organizimin e TYT krijohen grupe qytetarësh në shtetet e tyre përkatëse. Këto shkojnë derë më derë dhe informojnë njerëzit për çështjen e tyre. Duhen sa më shumë qytetarë që presioni ndaj përfaqësuesit vendor (në dhomën e ulët ose në dhomën e lartë) të jetë sa më i madh që ky i fundit e fut si projekt-ligj çështjen e qytetarëve në dhomën përkatëse. Synimi është të mos lejohet financimi i fushatave zgjedhore të politikanëve nga kompanitë e mëdha sepse këto të fundit, sipas Wolf PAC, ndihen borxhli ndaj kompanitë dhe i shërbejnë interesave të tyre.