Jump to content

Xhamahiria Libiane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamaharia Libiane)
Flamuri i Xhamahirisë Libiane
Stema e Xhamahirisë Libiane

Xhamahiria e Madhe Arabe Popullore Socialiste e Libisë (arab. الجماهيرية العربية الليبية الشعبية الإشتراكية العظمى, shk. lat. Al-Jamāhīriyyah al-ʿArabiyyah al-Lībiyyah aš-Šaʿbiyyah al-Ištirākiyyah al-ʿUẓmā) ishte emri zyrtar i Libisë nga viti 1977 deri në vitin 2011, nën udhëheqjen e Muamer el Gadafit.

Me një sipërfaqe prej 1.800.000 km², Xhamahiria Libiane ishte shteti i katërt sipas madhësisë në kontinentin afrikan dhe i 17-ti në botë.[1] Kryeqyteti Tripoli ishte shtëpia e 1,7 milion banorëve, nga 6,4 milion banorët e Libisë. Tre rajonet tradicionale të këtij shteti ishin Tripolitania, Fezani dhe Kirenaika. Xhamahiria Libiane kishte një ndër PPB-të më të mëdha për kokë banori në Afrikë, kryesisht për shkat të rezervave të naftës dhe popullsisë së vogël.[2] Kishte indeksin më të lartë të zhvillimit human në kontinent.

Në krye të shtetit që nga viti 1969 ishte Muamer el Gadafi, i cili u quajt si udhëheqësi vëllazëror ose si udhëheqësi i Revolucionit të Një shtatorit.

  1. ^ U.N. Demographic Yearbook, (2003), "Demographic Yearbook (3) Pop., Rate of Pop. Increase, Surface Area & Density", United Nations Statistics Division.
  2. ^ Annual Statistical Bulletin, (2004), "World proven crude oil reserves by country, 1980–2004" Arkivuar 11 korrik 2012 tek Wayback Machine, O.P.E.C.