Muamer el Gadafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muamer el Gadafi
معمر محمد أبو منيار القذافي
Muammar al-Gaddafi at the AU summit.jpg
Udhëheqësi Vëllazëror i Xhamahirisë Libiane
Në detyrë
1 shtator 1969 – 23 gusht 2011
Kryetar i Unionit Afrikan
Në detyrë
2 shkurt 2009 – 31 janar 2010
Paraprirë ngaJakaya Kikwete
Pasuar ngaBingu wa Mutharika
Të dhëna vetjake
U lind mërr. 1940-43
Kasr Ebu Hadi, Libi
Vdiq më20 tetor 2011
Sirtë, Libi
NënshtetësiaArabe
Partia politikeUnioni Socialist Arab (1971–1977)
I pavarur (1977–2011)
Bashkëshortja/etFatiha el-Nuri (1969–1970)
Safia el-Brasai (1970–2011)
ArsimimiUniversiteti i Libisë
Akademia Ushtarake e Bengazit
Nënshkrimi

Muamer el Gadafi (rr. 1942 – 20 tetor 2011, arab. معمر محمد أبو منيار القذافي Muamer Muhamed Ebu Minjar el-Gadafi), i njohur si Kolonel Gadafi, ishte revolucionar dhe politikan libian, i cili qeverisi Libinë në vitet 1969–2011. Duke marrë pushtet në një grusht shteti, ai udhëhoqi si Kryesuesi Revolucionar i Republikës Arabe Libiane në vitet 1969–1977 dhe më pas si Udhëheqësi Vëllazëror i Xhamaharisë së Madhe Arabe Popullore Socialiste të Libisë nga viti 1977 deri në vitin 2011, kur u rrëzua gjatë Luftës civile në Libi. Fillimish zhvilloi variantin e vet të nacionalizmit arab dhe socializmit arab, i njohur si Teoria e Tretë Universale, ndërsa më vonë përqfoi pan-afrikanizmin dhe shërbeu si Kryetari i Unionit Afrikan në vitet 2009–2010.

I biri i një bariut të varfër beduin, Gadafi u përfshi në politikë ndërsa ishte në shkollë në Saba, pastaj u regjistrua në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Bengazi. Themeloi një celulë revolucionare brenda ushtrisë, me të cilën arriti në vitin 1969 të marrë pushtetin nga monarkia e Mbretit Idris në një grusht shteti, ku nuk u derdh gjak. Duke u bërë Kryetari i Këshillit komandues revolucionar, Gadafi heqi monarkinë dhe shpalli Republikën.

Në vitin 1977, ai shpërbëu Republikën dhe krijoi Xhamahirinë, një "shtet i masave". Duke adoptuar zyrtarisht një rol simbolik në qeverisje, ai kishte fuqi si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe kreu i Komiteteve revolucionare, përgjegjës për policimin dhe shtypjen e kundërshtarëve. Duke refuzuar mendimet e tij të mëparshme ideologjike, nga viti 1999 Gadafi inkurajoi privatizimet ekonomike dhe u afrua me vendet perëndimore, edhe përkrahu pan-afrikanizmin dhe duke ndihmuar në krijimin e Bashkimi Afrikan. Në mes të Pranverës arabe, në vitin 2011 shpërtheu një kryengritje kundër Gadafit e udhëhequr nga Këshilli Kombëtar i Përkohshëm, që rezultoi në një luftë civile. NATO-ja ndërhyri ushtarakisht në anën e Këshillit, duke sjellë rënien e qeverisë së Gadafit. I tërhequr në Sirtë, Gadafi u kap dhe u vra nga militantët e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm.

Gadafi ishte një figurë botërore kontroverse. Përkrahësit e tij vlerësuan qëndrimin e tij anti-imperialist dhe përkrahjen e tij për panafrikanizmin dhe panarabizmin, dhe ai u dekorua me mirënjohje të ndryshme. Anasjelltas, ai u dënua ndërkombëtarisht si një diktator dhe autokrat, administrata autoritare e të cilit shkeli të drejtat e njeriut të qytetarëve të Libisë, dhe si mbështetës i lëvizjeve irredentiste, luftave fisnore dhe terrorizmit në shumë vende të tjera.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republika Arabe e Libisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamaharia e Madhe Arabe Popullore Socialiste e Libisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta civile në Libi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta personale dhe publike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]