Xhavit Shala (Prof. As. Dr)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhavit Shala
U lind në07/08/1961
Shqipëri
ProfesioniDrejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore ne Akademinë e Sigurisë

Xhavit Shala (lindur 7 Gusht 1961)[1] është një ekspert në fushën e sigurisë, profesor, jurist, doktor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe doktor në fushën e historisë.

Ai është diplomuar specialist në fushën e sigurisë, në Shkollën e Lartë të Ministrisë Punëve të Brendshme, sot Akademia e Sigurise. Shala është diplomuar për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe është diplomuar jurist në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2010 ka përfunduar Master i Nivelit te Dyte për “European Business Law” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës[2]. Në vitin 2011 ka përfunduar Postmaster për Çështje te Sigurisë, ne Universitetin UFO-Tirane. Në vitin 2013, pas përfundimit të Programit të Doktoraturës në Fakultetin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Akademinë e Forcave të Armatosura Tiranë, ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes[3]. Pas përfundimit të Programit të Doktoraturës në Akademinë e Studimeve Albanologjike Tiranë, ne 2020 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Fushën e Historisë. Në vitin 2022 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Siguria Kombëtare dhe Sfidat e Integrimit„- Maj 2003. Botuar në shqip dhe anglisht.
  • “ Shqiptarët në Udhëkryq„ -Maj 2004. Botuar në shqip dhe anglisht.
  • “ Antikanabis apo kanabopolitike„ -Maj 2005. Botuar në shqip dhe anglisht.
  • “Penalizimi i kanabopolitikes„ -Prill2007. Botuar në shqip dhe anglisht.
  • “Kosova mes intrigave„- Prill 2008. Botuar në shqip dhe anglisht.
  • “Ballkani, gjeopolitika dhe siguria” Pjesa I- Shtator 2009
  • “Ballkani, gjeopolitika dhe siguria” Pjesa II- Tetor 2010.
  • “Cështja shqiptare dhe siguria rajonale”, Shtator 2016.

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]