Jump to content

Xhelal Deliallisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhelal Bej Deliallisi)
Xhelal Deliallisi
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1880
Vdiq1941
KombësiaShqiptar

Xhelal bej Deliallisi (lindi më 1880 në Shijak - 1941 në Tiranë) nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.[1]

Veprimtar shoqëror dhe politik i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, si delegat i Shijakut, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë. Firmoi dokumentin e pavarësisë me shënim në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. Gjatë viteve `20 mori pjesë në aktivizimet për demokratizimin e vendit. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti Revolucionin e qershoritFan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko-shoqërore të vendit. Vdiq në Tiranë.

  1. ^ "History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1