Jump to content

Shijaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shijak)
Shijaku
Popullsia
12.893
{{{postal_code_type}}}
2013
Faqja zyrtare[ Bashkia e Shijakut]

Shijaku është qytetRrethin e Durrësit dhe kryeqendra e Bashkisë ShijakShqipëri.

Toponimi gjeografik i Shijakut është me prejardhje të krishterë katolike përmes gjuhës latine, sipas gjuhëtarit Rrota vjen nga S. Jacobus, Shën Jaku.[1]

Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 1927.
Qendra e qytetit të Shijakut ne vitin 1927.

Shijaku në historikun e tij perfaqësohet si vendbanim i hershëm, ku ne hartën e disa vendbanimeve parahistorike të shqiperisë gjendet edhe "guri unik militar" i tij, i gjetur në afërsi të fshatit Sallmone prane lumit Erzen pergjate rruges Dyrrachium (Durres)-Lisus (Lezhe)dhe që i takon kohës së paleolitit të lartë (40.000-6000 vjet p.e.s. Historia dëshmon se pas themelimit të Durrësit në vitin 627 para Krishtit, një nder qendrat e banuara ka qenë edhe Shijaku si pjesë përbërëse e fisit të taulanteve të cilit si qendër të territorit të tyre kishin Durrësin.

Shijaku ne fizionomine e tij te sotme ka ardhur me themelimin e tij ne vitin 1880 nga Sali bej Deliallisi, fillimisht si nje vendbanim me karakter rural(katund)por me nje prespektive qytetare, me hanin e tij, furren e bukes,kafenene, xhamine etj. Pas vitit 1880, ne Shijak vendosen muhaxhiret boshnjake te cileve Sali beu u ofroi si vendbanime dy katunde, te cilat me pas do te merrnin emrin Koxhas dhe Borake te cilat ekzistojne edhe sot. Rreth viteve 1908 Shijaku shikohet si qender atraktive dhe terheq banore edhe nga Tirana, Kruja dhe Shengjergji te cilet vendosen ety dhe ndertojne banesat dhe dyqane perreth pazarit.

Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 1935.
Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 1935.

Fizionomine e plote si qytet , Shijaku e mori pas rindertimit te tij mbi bazen e projektit francez rreth vitit 1930, deshmi e cila na vjen edhe nga fotot e fotografeve me fame, vellezerve Marubi. Pas vitit 1400 Shijaku me katundet perreth tij del i rregjistruar si pjese e sanxhakut te Shqipërise nen timarin e Skurrjes. Ne vitin 1910 Shijaku ishte kaza (nenprefekture) dhe kishte nen adminstrim tre nahije (komuna. Shijaku vete perbehej nga tre lagje: "Lagjia popullore " , "Lagjia e Vjeter" dhe "Lagjia Erzen". Ne vitet '40 Shijaku numeronte 216 shtepi me 1352 banore ndersa ne katundet e perfshira ne nenprefekturen e Shijakut (72 katunde) numeronte 3476 shtepi dhe 16954 banore. Sot Shijaku numeron rreth 12900 banore.

Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 1964.
Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 1964.

Bashkia Shijak ndodhet ne pjesen e Shqipërise se mesme dhe ben pjese ne Qarkun administrativ te Durresit dhe kufizohet me komunat Xhafzotaj, Gjepalaj dhe Maminas. Ne perberjen e saj ka perkatesisht 3 lagje : 1-Lagjia Popullore, 2-Lagjia Erzen, 3-Lagjia Kodra. Siperfaqja e bashkise eshte 3,5 km2. Shijaku ka nje shtrirje te favorshme gjeografike me nje largesi prej 11 km nga qyteti i Durresit dhe 38 km nga qyteti i Tiranes, 120 km nga Vlora, 90 km nga Elbasani, 190 km nga Pogradeci, 235 km nga Korca, 200 km nga Gjirokastra, 150 km nga Shkodra, 97 km nga Lezha, 228 km nga Kukesi, 25 km nga Rinasi, 240 km nga Kapshtica, 165 km nga Hani i Hotit, 235 km nga Morina dhe 190 km nga Peshkopia.

Klima ne qytetin e Shijakut eshte tipike mesdhetare me dimer te ftohte e te lagesht e me vere te nxehte e te thate.

Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 2008.
Qendra e qytetit te Shijakut ne vitin 2008.

Shijaku ka nje popullsi prej 12900 banoresh. Nga statistikat del qe popullsia e Shijakut nga viti 2003-2007 ka nje rritje mesatare te popullsise prej 1% ne vit dhe kjo rritje vjen si pasoje e ardhjes se familjeve te reja nga veriu i vendit apo nga zonat rurale ne afersi te Bashkise se Shijakut. Ndersa rritja demografike natyrale e popullsise ka ardhur ne ulje nga viti 2003-2007 me pothuajse me 60%.

Shijaku ka nje ekonomi qe perfaqesohet kryesisht nga bisnesi privat. Firmat private numerojne 263 subjekte nga te cilat 17 klasifikohen si biznes i madh dhe 246 si bisnes i vogel. Keto biznese operojne kryesisht ne fushen e sherbimeve , tregtise dhe me pak ne fushen e prodhimit dhe ndertimit. Ne qytetin e Shijakut papunesia shkon ne 10% te popullsise ne total dhe perqindja eshte me e larte nese e ate e krahasojme me numrin e popullsise se afte per pune. Kjo gjendje ka ardhur si pasoje e mbylljes se fabrikave dhe ndermarrjeve shteterore pas viteve 1990. Shumica e personave te papune jane te moshes mbi 40 vjec dhe te pakualifikuar. Te regjistruar te papune jane: 1100 persona (meshkuj:640 dhe femra:460).

Ne qytetin e Shijakut funksionon "Qenda e Kultures" ne varësi të Bashkisë së qytetit e cila ka si funksion organizimin e jetës dhe aktiviteteve kulturore ne qytet. Si objekt kulture Shijaku disponon "Pallatin e Kultures" që administrohet nga kjo qender dhe i cili ka një kapacitet prej 570 vendesh te ulura dhe me një akustike shume të mirë. Perveq salles së madhe për shfaqje, pallati ka edhe një salle të vogel mbledhjesh me kapacitete 50 vende.

Në qytet funksionon muzeu por eshte ne nje gjendje te mjerueshme per shkak te investimeve te pakta. Ne qytet mungon nje salle kinemaje e cila me pare ka ekzistuar por me procesin e kthimit dhe kompesimit te pronave kjo godine i eshte kthyer ish-pronarit. Shijaku eshte nje qytet me nje tradite te hershme sportive. Klubi sportiv Erzeni eshte krijuar qe ne vitin 1931. Aktiviteti kryesor sportiv i klubit bazohet ne ekipin e futbollit dhe ne ekipin e volejbollit. Shijaku si objekte sportive disponon nje stadium futbolli dhe ka nje projekt per ndertimin e nje pallati sporti. stadiumi eshte nje objekt i hapur dhe disponon nje fushe shume cilesore me te cilen me afersine qe ka me Tiranen zhvillon stervitje edhe ekipi kombetar i futbollit. Ne qytetin e Shijakut pas rrezimit te regjimit komunist ne vitin 1995, Gezim Ismaili krijoi Televizionin e pare privat ne Shqiperi SHIJAK TELEVIZION.

Agim Faja nje shijakas intelektual eshte nje nder piktoret me fame kombetare i cili shquhet per pikturat e tij dhe shume ilustrime te revistave per femije.

Arsimi dhe Shëndetsia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi i arsimit në qytetin e Shijakut përbëhet nga:

  • Cerdhja
  • Kopshti nr.1
  • Kopshti nr.2
  • Shkolla 9-vjeçare "Lidhja e Prizrenit"
  • Shkolla 9-vjeçare "Petrit Llaftiu"
  • Shkolla 9-vjeçare "Muharrem Dollaku"
  • Shkolla e mesme e përgjithshme "16 shtatori"

Në qytetin e Shijakut funksionon 1 spital dhe 1 poliklinike.

  1. ^ Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 43. ISBN 99943-696-9-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)