Xhesika Gjonikaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhesika Gjonikaj ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë për 6 vite. Ende edhe sot i kujton fillimet e saj në balet me mjeshtrin e ndjerë, Agron Aliaj. Asokohe ishte vetëm 10 vjeç. Ndërsa, 2 vitet e fundit të shkollës bëri në Shkollën e Baletit të Vjenës (Wiener Staasoper Balletakademie).

Pas përfundimit të kësaj shkolle, i është dhënë mundësia të bashkohet me një nga kompanitë më të mëdha për baletin në botë, siç është “American Ballet Theatre” në Nju Jork. Kjo kompani ka performuar në teatrot më të mëdha në të gjithë botën, duke krijuar “një traditë të pasionit e risisë, që tejkalon kufijtë kulturorë dhe prek shpirtrat e dashamirësve të baletit,që nga viti 1940.