Xhevdet Muriqi
Jump to navigation
Jump to search
Xhevdet Muriqi | ||
Të dhëna personale | ||
---|---|---|
Datëlindja | 4 Mars 1963 | |
Vendlindja | Pejë, Kosovë | |
Pozicioni | mbrojtës | |
Klube profesioniste | ||
Vitet | Klubi | Ndeshje (Gola) |
1981-1989 | Prishtina | 82(6) |
Xhevdet Muriqi (i lindur më 4 mars 1963) është një ish futbollist shqiptar kosovar i cili më së shumti është i njohur për kohën kur luante për FC Prishtinën gjatë viteve 1980 si pjesë e Gjeneratës së Artë.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prishtina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Muriqi luajti për FC Prishtinën për tetë sezone në Ligën e Parë Jugosllave nga viti 1981 deri më 1989 me vëllain e tij Fadil Muriqin, dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Kujtim Shala, Fadil Vokrri,etj.
Kroacia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në sezonin 1989-90 së bashku me vëllain e tij më të madh Fadilin, ai u transferua në NK Rijeka dhe luajti atje një tjetër sezon në Ligën e Parë Jugosllave përpara se të transferohej në HNK Shibenik ku kaloi 8 sezone. Ai përfundoi karrierën e tij duke luajtur për ekipin e ligës së dytë NK Imotska Krajina.