Xhevit Sulçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhevit Mexhit Sulçe u lind në Radësh të Skraparit më 7 maj 1929. Ai e vuri armën krahut që në moshën 15 vjeçare dhe u radhit në radhët e Brigadës X Sulmuese. Mbas çlirimit për disa vjet punoi në Perondi të Beratit, ndërsa më pas vazhdoi të kontribuojë në sektorin e Naftës deri sa doli në pension. Për rreth 10 vjet ka qënë kryetar i përkushtuar i organizatës së veteranëve të LANÇ të komunës së Perondisë, sikundër ka qënë edhe anëtar i kryesisë së komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit.