Jump to content

Xhurdia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhurdia ka qenë pjesë e veshjes popullore për burra e gra. Ishte e gjatë sa një xhaketë, me mëngë të shkurtra dhe jakë të madhe katrore prapa. Bëhej prej shajaku të zi e rrallë të murrmë. Xhurdia mbahej në gjithë Shqipërinë e Veriut. Në Kosovë thirrej herkë ose gujë dhe mund të ishte edhe e bardhë, e zbukuruar me gajtan të zi. Në Dibër thirrej kaporan, në Lumë kapsuzë, në Shqipërinë e Mesme ishte më e shkurtër, e zbukuruar me shumë tufa e thekë e quhej jakuce, morosë etj. Sipas gojëdhënës ka qenë e kuqe, por e kthyen në të zezë pas vdekjes së Skënderbeut.