Jump to content

Zupa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xupat)

Përgatitet më parë pandspanja. Rrihen 2 vezë derisa masa të fryhet, hidhen 2 lugë sheqer, rrihet derisa të shkrijë sheqeri. Hidhen 2 lugë gjelle plot me miell, masa vihet në kaush prej letre dhe në formë disku nxirren në tepsi të lyer me pak gjalpë ose në letër, piqen dhe lihen në një anë. Valohet qumështi dhe lihet të ftohet pak. Rrihen vezët me sheqer, hidhet miell, zihet derisa të dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje. Kremi ndahet në dy pjesë dhe lyhet sipas dëshirës, me kakao ose ngjyrues ushqimorë. Copat e pandespanjës njomen me shurup të aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Në gota gota me fron ose tasa vendoset pak krem, spërkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e reçel sipër, hidhet shtresë kremi dhe zbukurohet me të bardhë veze të bërë marengë. Sipër i hidhet arra të grira dhe lihet në frigorifer. Gjatë servirjes i hidhet sipër pak konjak ose liker vishnje.

Për 4-5 persona.

Për pandespanjën: vezë 2 kokrra, sheqer e miell nga 2 lugë gjelle, sheqer për shurup 3-4 lugë gjelle, ujë 2 filxhanë kafeje.
Për kremin: qumësht 3 gota uji, sheqer 5 lugëgjelle, miell 3 lugë gjelle jo plot, vezë 3 kokrra, 1 të bardhë për përsipër, arra të shtypura 2 lugë gjelle, pak kakao ose ngjyrues ushqimor, liker 1 lugë gjelle për racion.