Yıldız heißt Stern
„Yildiz do të thotë Yllka“ (Yildiz heißt Stern) është një libër për të rinjtë nga autorja gjermane Isolde Heyne. Vepra u shfaq për herë të parë në vitin 1994 dhe flitet për emigrimin, racizmin dhe një shoqëri shumë kulturore. Adoleshentja Yldiz, e cila është lindur dhe rritur në Gjermani dhe familja e saj, ku prindërit janë me origjine turke, gjenden përballë një vështirësie për jetën e tyre. Një histori që përshkruan ëndrrat dhe ndjenjat e një vajze, të cilat tentojnë të shkatërrohen nga racistët. Ky libër mbulon histori dhe ngjarje të familjes "Toluk" të cilët jetojnë në Gjermani.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yildiz është një vajzë 15 vjeçare, e cila jeton në Gjermani. Ajo është në gjimnaz dhe symon të vazhdojë universitetin. Edhe vëllai i saj më i madh Murati ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Nëna e saj Fatma dhe babai i saj Serdal, kanë lindur në Turqi, Amasya. Familja e saj ka një dyqan perimesh dhe jeta e saj është krejt normale deri sa një ditë Yildiz sulmohet nga nazistët. Në fillim këta hidhnin vetëm fjalë ofenduese „Turqit jashtë”, por më pas gjërat u përkeqësuan, saqë ata e goditnin dhe me gurë, e ndiqnin rrugës për ta vrarë. Ajo ishte gjithmonë e shoqëruar nga shoqja e ngushtë Ulrike ose nga i dashuri i saj Markus. Të tre ishin në të njejtën klasë. U duk si diçka e vogël, por më pas, kur Yildiz ikte dhe u kthente nga shkolla me frikën se do i shikonte rrugës dhe do t’i bënin ndonjë gjë e kuptoi që nuk mund të jetonte në atë gjendje. Në fillim Yildiz nuk fliste me asnjë për kërcënimet e vazhdueshme që i bënin nazistët, as për dhunën. Më pas kur ajo mori vesh që vëllai i Markusit, Beni ishte anëtar i një grupi nazistësh, e kishte më të vështirë, pasi ky i fundit, nuk e pranonte marrëdhënien mes Markus dhe Yildiz, për shkak se ajo ishte një vajze turke. Ajo i tregon Markusit por ai e njeh vëllain e tij dhe e qetëson Yildizin pasi Beni ishte thjesht një pjesëtar dhe nuk kishte degjuar kurrë nga i vëllai që merrte pjesë në ngjarje të tilla. Edhe familjet e tjera turke që jetonin aty ishin të kërcënuara . Yldiz me familjen mblidhen për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje. Të gjithë janë të shqetësuar, sidomos vëllai i Yildiz, Murati, i cili mendon vetëm për hakmarrje, kur Yldiz i tregon për ato që i kishin bërë. Kur prindërit e kuptojne që gjërat do të përkeqësohen duan të kthehen në Turqi dhe të jetojnë atje . Serdali bashkë me mikun e tij Uluk,I cili ishte i papunë shkojnë në Turqi për të kërkuar një vend për shtëpine qe ai do të ndërtonte.Yildiz nuk dëshiron të kthehet në atdheun e prindërve të saj. Vendi i saj është Gjermania, ajo nuk di asnjë fjalë turke, nuk e ka menduar kurrë që një ditë të lërë gjithçka dhe të ikë andej. E gjithë familja është e frikësuar, nuk e kishin menduar që një ditë të ktheheshin në atdhe,të linin pas krahëve gjithcka kishin ndërtuar. Gjatë kohës që Serdali ndodhej në Turqi, nazistët shkatërrojne dyqanin , rrahin dhe Yildiz ndërsa mamaja e saj ngrinë në vend nga frika. Por të këqijat nuk përfundojnë me kaq, ditë me vonë kur Yildiz del me shoqet e saja,gjatë kthimit për në shtëpi nazistët i dalin para,e torturojnë në mënyra të ndryshme,tentojnë për ta përdhunuar dhe vrarë por në fund e lënë të shtrirë në tokë në gjendje të fikti. Mamaja e saj e dërgon ne spital dhe nga frika që mund ti bëjnë përsëri ndonje gje Yildizit, vendos ti shkurtoje flokët si djalë. Cdo ditë e më shumë po përkeqesoheshin gjërat. Serdali kthehet në shtëpi, tregon që kishte gjetur vendin për të ndërtuar shtëpinë dhe që do iknin sa me shpejt atje. Fatma fillon të flasë më shpesh turqisht në shtëpi në mënyrë që Yldizi me Muratin të mesonin me shume fjale. Serdali kur dëgjon që babai po I vdiste, niset për turqi por këtë herë merr dhe Yildiz me vete. Ishte hera e parë që Yildiz po shkonte në Turqi, të gjithë njerëzit ju dukën shumë të dashur, edhe pse ishin të mërzitur për vdekjen e gjyshit të saj. Murati, i cili ndodhej në shtëpi rrihet me nazistët dhe duke qenë i armatosur vret njërin prej tyre . Gjykata e dënon me burgim, tre vjet e gjashtë muaj . Nga kjo fatkeqësi babai i Yldiz pëson një infrakt dhe gjërat bëhen më të vështira. Shtëpia, të cilën duan të ndërtojne në Turqi, duhet të përfundojë në një vit. Prindërit e Yildiz vendosin që të shkojnë në vendlindje vitin e ardhshëm, kur gjërat të jenë më të qeta. Yildiz është e kënaqur me këtë vendim, ajo mendon se mund të përmirësojë aftësitë e saj turke në këtë vit dhe Yildiz do qëndrojë më shumë me Markusin dhe shoqërine e saj. Edhe pse e ka të vështirë të flasë me shoqërine për këto gjëra që i ndodhën papritur dhe në një kohë të shkurtër, ajo është e lumtur, që shokët dhe shoqet e shkollës dhe mësuesit i qëndrojnë pranë, se ajo është pjesë e asaj shoqërie, asgjë nuk ndryshon dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Ajo e kupton, që një ditë kur të largohet do të mërzitet shumë, por do të jetë gjithmonë e mirëpritur kur të kthehet.
Personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky libër mbulon histori dhe ngjarje të familjes "Toluk", të cilët jetojnë në Gjermani. Yildiz është personazhi kryesor, po ashtu edhe familja e saj. Nëna Fatma, babai Serdal qe punon per te mbajtur familjen dhe i vëllai Murati që urren nazistët, janë personazhe të rëndësishëm duke qenë se trajtohet një ngjarje familjare, pra problemet dhe shqetësimet e saj të gjykuar pa të drejtë nga një grup nazistësh, ashtu si dhe familje të tjera turke të ndodhura në të njejten situatë. Ulrike, është shoqja e ngushtë e Yldiz dhe ndodhen në të njejtën klasë. Markusi është i dashuri i saj, i cili e ndihmon dhe mbron gjithmone, të cilët po ashtu janë në ntë njëjtën klasë. Gjyshja e Yildiz,Ayse,e cila pasqyron traditën dhe kulturën turke.Zonja Merkel,mesuesja e Yildiz dhe shoket e klasës së saj e përkrahin edhe pse gjithcka ju duket quditshëm
Botimet dhe përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Yildiz do te thote Yllka” është një libër për të rinjtë nga autorja gjermane Isolde Heyne. Vepra u shfaq për herë të parë në vitin 1994 dhe nuk eshte perkthyer ende ne gjuhen shqipe.