Yelloustoun

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Yellowstone është park nacional i SHBA-ve cili shtrihet në territorin e 3 shteteve federale : Vajoming, Montana dhe Ajdaho.

gejzeri i madh

Yellowstone është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i shpallur në vitin 1872. Ka një sipërfaqe prej 8987km². Parku shtrihet në tri shtete, Uajoming, Montana dhe Ajdëho. Parku Yellowstone është më i vjetri në botë. Emri i parkut vjen nga Lumi Yellowstone që kalon përgjatë tij. Nuk dihet saktësisht nëse emri u referohet gurëve të verdhë sulfurorë nën ujëvarën e Kanionit të Madh që derdhet në Lumin Yellowstone apo nga bankinat e tij të rërës. Yellowstone është një ndër parqet më tërheqëse në Amerikë, që për më tepër ka miliona vizitorë në vit. Me një hapësirë tejet të madhe dhe me një florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur, do të duhej të vizitohej disa herë për ta parë të plotë hapësirën që e përfshin. Tani do ju sjellim pamje nga parku kombëtar Yellowstone. Parku është i njohur për gejzerët e tij, për burimet e nxehta, për vullkanin e veçantë dhe për karakteristika të tjera gjeotermale.Parku Yellowstone gjendet në malet shkëmbore, është një vend i mrekullive natyrore, përbërja e tij nga balta, uji, avulli bën që të krijohen gejzerë.Është parku i parë kombëtar që është shpallur park nacional në Kongresin e mbajtur më 1872.Korja e kontinentit është rreth 7–70 km e trashë, kurse në Yellowstone korja e tokës është vetëm 3 km e trashë.Yellowstone ka përafërsisht mbi 200 gejzerë, disa shpërthejnë vazhdimisht kurse disa më rrallë apo pothuajse një herë në muaj, duhet shtuar se shpërthimet nuk janë të rregullta. Toka, uji dhe nxehtësia janë elementet kryesore por atyre u shtohet edhe një element tjetër që ka ndikuar në formimin e relievit të Parkut. Yellowstone është park glacial.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku Yellowstone shtrihet në gjerësi gjeo. 44° 40′ 0″ N dhe gjatësi gjeo. 110° 28′ 0″ W.

Rreth 96% e sipërfaqes së tokës së Yellowstone është e vendosur në shtetin e Vajoming, 3% është në Montana dhe 1 për qind shtrihet në Idaho. Yellowstone ka 2.219.789 hektarë me fushë, kjo e bën më të madh se çdo park tjetër. Lumenjtë dhe liqenet mbulojnë 5% te sipërfaqes së tokës. Fig.3

Liqeni i Yellostone ka 180 km vijë bregdetar në një lartësi prej 2.357 metrash mbi nivelin e detit. Pyjet përbëjnë rreth 80% të sipërfaqes së tokës,pjesën tjetër e përbëjnë kullotat. Pika më e lartë është maja Eagle Peak me 3.462 metra dhe më e ulëta është Reese Creek me 1610 metra.

Në Yellowstone gjenden burimet termale më të mëdha në botë, aty mund të gjeni gejzerë që janë të famshëm në të gjithë botën, i njohur është gejzeri Beehive por më i dalluari është gejzeri Old Faihful4.

Krijimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jelloustoun (angl. Yellowstone) është park nacional i SHBA-ve cili shtrihet në territorin e tri shteteve federale : Vajoming, Montana dhe Ajdaho. Jellouston(Yellowstone)është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i shpallur në vitin 1872.Parku nacional I Jelloustounit përfshin një sipërfaqe prej 8,983 km2 i përbërë nga lumenj, liqene, vullkane dhe vargje malore. Liqeni I jelloustounit është një nga liqenet më te mëdha ne Amerikën Veriore dhe me vullkan aktiv me te madh në kontinent.

Parku Jelloustoun është më i vjetri në botë. Emri i parkut vjen nga Lumi Jellouston që kalon përmes tij. Nuk dihet me saktësi nëse emri u referohet gurëve të verdhë sulfurorë nën ujëvarën e Kanionit të Madh që derdhet në Lumin Jellouston, apo nga bankinat e tij të rërës. Jellouston është parku në tërheqës në Amerikë, i vizituar nga miliona turistë në vit. Me një hapësirë tejet të madhe dhe me një florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur, do të duheshin disa vizita për të shkelur një pjesë të vogel të tij. Parku është i njohur me gejzerët e tij, me burime të nxehta, me vullkanin e veçantë dhe me karakteristika tjera gjeotermale.

Historia dhe ngjarjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky vend nga vitet 1754-1770 ishte nën sundimin e indianëve dhe 3 vite nën sundimin e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ndryshoi në vitin 1772, kur këtë pjesë e morën amerikanët dhe si e tillë u pavarësua nga regjimi i huaj. Kur ishte nën sundimin e indianëve ky park quhej Kale, me pavarësimin e SHBA-ve, kjo pjesë mori emrin që e ka sot - YELLOWSTONE.

Rekreacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Yellowstone është një ndër parqet më të njohura në SHBA. Që nga mesi i viteve të 1960-ta, rreth 2 milion turistë kanë vizituar këtë rekreacion thuajse çdo vit. Në vitin 2010 ky park u vizitua nga një numër rekord i njerëzve, vetëm në korrik të atij viti mendohet të ketë pasur 975,000 vizitorë. Parku ka 500 km rrugë të asfaltuara, ka 5 hyrje të ndryshme, nuk ka transport publik në dispozicion brenda parkut por disa kompani private janë të gatshme për të siguruar transportin. Vendet si Old Faithful apo kanionet janë zona që tërheqin një numër të madh të vizitorëve gjatë verës, madje ka raste kur bllokohet trafiku rrugor. The National Park Service mban 9 qendra të vizitorëve dhe muzeve dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e strukturave historike dhe më shumë se 2000 objekteve. Këto struktura përfshijnë monumente historike kombëtare si Inn Old Faithful, që është monumenti më i vjetër historik në Yellowstone, i ndërtuar gjatë viteve 1903-1904.

Kampingu dhe peshkimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programet e Campfire,shëtitjet malore dhe aktivitete të tjera janë në dispozicion në shumë pjesë të parkut gjatë verës, ndonëse kanë një bazament të kufizuar gjatë sezonit. Në parkun e Yellowstone zënë vend më shumë se 2.000 vende kampingu. Në ato vende mund të shkohet vetëm në këmbë dhe përmes kalërimit. Ky park nuk është i destinuar për alpinizëm për shkak te paqëndrueshmërisë së shkëmbinjve vullkanikë. Më shumë se 20.000 vizitorë shkojnë çdo vit për të bërë kamping në këto zona. Fig.9 fi Prej vitit 1872 parku Yellowstone ka tërhequr çdo vit numër të madh vizitorësh, kjo përveç arsyeve të cilat u cekën më lart, është edhe për shkak se njerëzit nga gjithë bota shkojnë në këtë vend për të peshkuar në ujërat e freskëta. Vetëm në vitin 2006 janë lëshuar rreth 50.000 leje për peshkim. Lumenjtë e parkut përmbajnë qindra lloj speciesh. Aty gjenden 45 qendra peshkimi për vizitorët që janë lehtësisht të arritshme. Fig.11 fig.12

Gjuetia në Yellowstone është e lejuar vetëm në disa pyje të parkut gjatë sezonit të verës.