Jump to content

Yenish

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Yenish (Frëngjisht: Yeniche, Gjermanisht: Jenisch),është një variant i gjuhës së folur gjermane të njerëzve Yenish, ish nomadë që kanë jetuar më së shumti në Gjermani, Zvicër,As is a variety of German spoken by the Yenish people, former nomads living mostly in Germany, Austria, Switzerland, Alsace dhe vende të tjera në Francë).

Gjuha Zenish është dokumentuar që në shekullin e 18-të. Konsiderohet më së shumti si një gjuhë zhargon sesa një gjuhë e mirëfilltë; ajo përbëhet nga një numër relativisht i madh fjalësh unike të dedikuara, por nuk ka gramatikën e vetë ose një fjalor bazë. Folësit e kësaj gjuhe flasin me dialektin e tyre lokal gjerman, e pasuruar nga fjalori Yenish, e cila ka origjinë nga Rotwelsch, me influenca nga Yenish, Romani si dhe gjuhë të tjera minoritare të zonës.

Fjalori Yenish përmban shume fjalë me origjinë Romani dhe Yiddish(dhe rrjedhimisht, Hebraisht); gjithashtu ka dhe shumë metafora të pazakonta si dhe metonimi të cilat zëvëndësojnë fjalët standarde Gjermane. Lidhja mes gjuhët Yenish dhe gjuhës standarde Gjermane është e krahasueshme me lidhjen mes Cockney ose Polari dhe gjuhës standarde angleze.

Njerëzit Yenish origjinalisht ishin udhëtare, p.sh. njerëz me profesione të ndryshme nga shoqëria e kohës e cila i detyronte këta njerëz të lëviznin nga qyteti në qytet, si njerëz të artit, kalljaxhinjtë dhe tregtarë. Sot, zhargoni Yenish përdoret vetëm në zona të caktuara të izoluara, si zona të varfra në Berlin,Münster, disa fshatra Eifel si dhe në Luksemburg.

Variante të tjera të gjuhë Yenish janë të veçanta, mund të kenë dhe emra të tjerë, si Masematte, Lepper Talp, Heenese Vlek e të tjerë