Ylli i kuq vezullues (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ylli i kuq vezullues është film propagandistik kinez i vitit 1974, një nga të paktët e prodhuar në Kinë gjatë Revolucionit Kulturor (1966-76).[1] Filmi është një përzierje zhanresh të filmit të luftës, filmit për fëmijë dhe atij muzikor dhe shënoi rikthimin në kinematografi të dy bashkëregjizorëve Li Xhun dhe Li Ang pas goditjes që pësuan gjatë kulmit të Revolucionit Kulturor.[2]

Fabula[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi tregon historinë e Pan Tunxesë, një fëmije fshatar i cili ishte djali i një oficeri komunist. Kur largohet me detyrë, babai i lë Tunxesë një yll të kuq. Pronari i tokave Hu Hansan kthehet në fshatin e Tunxes ku sillet keq me fshatarët duke i detyruar të revoltohen dhe ta përzënë. Por gjatë këtyre trazirave, e ëma e Tunxes vdes e djegur në shtëpi të saj.

I kalitur nga vdekja e të ëmës, Tunxeja i bashkohet një grupi guerriljesh dhe arrin të vrasë Hu Hansanin. Kur i kthehet i ati në fshat, Tunxeja i bashkohet si ushtari më i ri i Ushtrisë së Kuqe në front kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë kino-japoneze.

Notes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Zhang & Xiao, p. 314.
  2. ^ Zhang & Xiao, p. 119.

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zhang, Yingjin & Xiao, Zhiwei. Encyclopedia of Chinese Film. Taylor & Francis (1998). ISBN 0-415-15168-6.

External links[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]