Zënia e kosit
Appearance
Qumështi vlohet dhe lihet të ftohet sa ta durojë gishti i vogël. Hidhet në enë, shtohet fara e përzier me pak qumësht (1 lugë gjelle kos për 1 l qumësht) dhe mbulohet në vend të ngrohtë për 2-3 orë.
Në stinën e verës mund të futet ena në qese plastmasi dhe lihet pa u mbuluar. Kosi bëhet i thartë kur qumështi zihet i nxehtë dhe hidhet shumë farë kosi.